Sot Britania e Madhe, do të mësojë se kush do të jetë kryeministri i ri i vendit. Pasardhësi i Boris Johnson do të jetë Liz Truss ose Rishi Sunak.
Fituesi i një gare që ka zgjatur gati dy muaj do të shpallet pas orës 12:30, ndërsa të martën do të marrë zyrtarisht detyrën e kreut të qeverisë.
Kryeministri i ri do të duhet të përballet me një ekonomi në rënie, me inflacion në nivelin më të lartë të 40 viteve. Më së shumti ka qenë Liz Truss që ka zhvilluar takime me qeverinë dhe ministrat.