Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sot skandon afati i SHBA-së, Escobar “kundër” Kurtit: Mbështesim Kosovën, jo kryeministrin

12:28 / June 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
escobar lajcak kurti 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të mërkurë skadon afati i vendosur për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak për pranimin e propozimit ndërkombëtar që synon uljen e tensioneve në veri.

Escobar doli me kërkesa të qarta për qeverinë e Kosovës lidhur me frenimin e përshkallëzimit te situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja me pjesëmarrjen e serbëve dhe lëvizjen drejt implementimit të marrëveshjes së Ohrit. Për këtë, pas takimit të së hënës, zyrtari i lartë amerikan i dha Kurtit dy ditë kohë, afat ky që përfundon sot. Nëse përgjigja do të jetë negative, atëherë do të interpretohet si shenjë se Kurti nuk dëshiron bashkëpunimin me SHBA-në e BE-në.

“Për këtë gjë duhet të pajtohemi shpejt sepse të premten, unë dhe Mirosllav Lajcak duhet t`i paraqesim eprorëve tanë raportet nëse ishim të suksesshëm apo jo”, u shpreh Escobar. Shpërfillja e kërkesave te tyre mund të vijë me pasoja afatgjatë për Kosovën.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për SHBA-në, është i tërë komuniteti transatlantik. Ne i shohim gjërat njësoj, ne jemi mbështetës. Mund të ketë një ndikim afatgjatë. Washingtoni qëndron me popullin e Kosovës, por nuk mbështet një individ që “nuk ka instinkt bashkëpunimi”, tha Escobar duke aluduar këtu për Kurtin.

escobar kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama

17:45 / October 25, 2026

Plagosja e të riut gjatë protestës, Koçiu: Mos e përdorni për të justifikuar dhunën!

17:21 / October 25, 2026

Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, 15% më shumë se tre vite më parë

16:43 / October 25, 2026

Një protestues pro dialogut, të tjerët e godasin! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë!

16:20 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.