Këtë të shtunë do të mbahet seanca e njëzetekatër për konstituim të Kuvendit.
Seanca pritet të nisë në orën 10:30.
Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri pasi propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo e Alternativa, Albulena Haxhiu nuk po arrin të sigurojë 60 votat e duhura.
Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa deklaron se nuk ka nevojë për marrëveshje politike për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, ndërkohë disa përfaqësues të partive tjera kanë paralajmëruar se nuk mund të zgjidhet kryetari pa marrëveshje politike.
Nga ana tjetër, VV ; Guxo e Alternativa po kërkojnë votimin e fshehtë për të parin e legjislativit, por Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA, e kundërshtojnë një gjë të tillë, duke theksuar se seanca ka nisur me votim të hapur dhe ashtu duhet të vijojë.
