Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

08:56 / December 27, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5642
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të shtunë, më 27 dhjetor, ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës në përfaqësitë diplomatike të vendit jashtë territorit. Siç shkruan Klan Kosova, votimi po zhvillohet në gjithsej 29 ambasada dhe konsullata të Kosovës, të shtrira në 18 shtete të ndryshme të botës.

Procesi ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit në Konsullatën e Kosovës në Stamboll, e cila është përfaqësia e parë diplomatike që ka hapur dyert për votuesit. Në këtë konsullatë janë të regjistruar paraprakisht 116 shtetas të Kosovës me të drejtë vote.

Pas Turqisë, votimi vazhdon në 15 shtete evropiane, ku janë të regjistruar gjithsej 17 mijë e 761 votues. Në mesin e këtyre shteteve janë Gjermania, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Belgjika, Norvegjia, Austria, Suedia, Sllovenia, Danimarka, Italia, Kroacia, Holanda, Republika Çeke dhe Hungaria.

Procesi do të përmbyllet në kontinentin amerikan, ku të drejtën e votës e kanë 1 mijë e 310 votues të regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada. Për këtë qëllim janë hapur përfaqësitë diplomatike në Uashington, Nju Jork, Otavë dhe Toronto.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se për votimin në përfaqësitë diplomatike janë organizuar gjithsej 40 vendvotime. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar se nga 77 mijë e 86 shtetas të regjistruar për votim jashtë Kosovës, vetëm 19 mijë e 187 kanë zgjedhur të votojnë fizikisht në këto misione diplomatike, ndërsa materialet zgjedhore janë shpërndarë dhe procesi është i gatshëm për zhvillim.

KQZ ka njoftuar gjithashtu se qytetarët e Kosovës të regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike mund të votojnë duke përdorur letërnjoftimin, pasaportën ose lejen e vozitjes së Republikës së Kosovës, përfshirë edhe dokumentet me afat të skaduar, në përputhje me vendimin e institucionit.

Në të njëjtën kohë me përfundimin e votimit në përfaqësi diplomatike, do të mbyllet edhe procesi i votimit përmes postës, i cili ka nisur më 16 dhjetor. Rreth 57 mijë e 899 votues kanë qenë të regjistruar për këtë formë votimi dhe kanë pasur afat 12 ditë për dërgimin e fletëvotimeve. Të gjitha votat e mbledhura, si nga votimi fizik ashtu edhe nga ai postar, do të dërgohen në Kosovë për t’u numëruar.

KQZ ka sqaruar se, sipas ligjit, të gjithë shtetasit e regjistruar për votim jashtë vendit janë larguar nga Lista e Votuesve brenda Kosovës. Ndërkohë, ata që jetojnë jashtë Kosovës por nuk janë regjistruar për votim nga jashtë, mbeten në listën e brendshme dhe mund të votojnë në vendvotimet e tyre nëse ndodhen fizikisht në Kosovë ditën e zgjedhjeve.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen të dielën, më 28 dhjetor, dhe janë të dytat që zhvillohen brenda këtij viti.

diplomatike Kosovë përfaqësitë Votohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.