Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sot, zgjedhjet në universitete / 14 institucionet publike të arsimit të lartë do të zgjedhin drejtuesit e rinj

09:52 / June 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4117
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çdo katër vite në universitete ka zgjedhje për autoritetet e reja drejtuese në të gjithë institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. 14 institucionet publike të arsimit të lartë në vend i nënshtrohen sot këtij procesi të rëndësishëm, që nis në orën 8:00 të mëngjesit, për të përfunduar në orën 16:00.

Në të gjithë universitetet janë ngritur Komisionet e Qendrave të Votimit, ndërsa udhëzimet janë të afishuara pranë fakulteteve përkatëse, bashkë me publikimin e kandidatëve në garë. Për të gjithë ata që ushtrojnë të drejtën e votës, procedurat mbeten të njëjta. Votimi do të zhvillohet brenda ambienteve të fakulteteve përkatëse, ku janë përcaktuar dy ose më shumë qendra votimi.

Pesha e votës së studentëve në përzgjedhjen e autoriteteve drejtuese në universitete, krahasuar me pedagogët, llogaritet në masën 10% të totalit të votave, ndaj për të nxitur pjesëmarrjen e studentëve në votime, në disa fakultete provimet janë programuar në të njëjtën ditë me atë të zhvillimit të zgjedhjeve.Të pajisur me dokumentin e identifikimit, studentët bëhen pjesë e zgjedhjeve me votën e tyre. Ligji për arsimin e lartë lejon që rektorët, dekanët apo drejtuesit e departamenteve të shërbejnë vetëm në dy mandate. Janë 14 institucionet publike të arsimit të lartë në vend që zhvillojnë këtë proces të rëndësishëm për të ardhmen e universiteteve ku pritet zgjedhja e drejtuesve të rinj.

universitete zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026

Fundjavë me temperatura të larta

12:15 / September 4, 2026

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026

6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj’, Rama: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson ato të rajonit

11:17 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.