Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SpaceX drejt listimit në bursë, vlerësohet në 800 miliardë dollarë

08:44 / December 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4929
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania hapësinore e Elon Musk, SpaceX, po përgatitet për t’u listuar në bursë dhe sipas të përditshmes amerikane The New York Times, vlera e saj ka arritur në rreth 800 miliardë dollarë.

Lajmi u publikua pas një letre të brendshme ku drejtuesit e kompanisë njoftuan blerjen e aksioneve të brendshme me çmim 421 dollarë secila, një hap që e bën SpaceX kompaninë private më të vlefshme në botë.

Shefi financiar i kompanisë, Bret Johnsen, theksoi se një listim publik do të mundësonte sigurimin e kapitalit të madh për projekte ambicioze, si rritja e fluturimeve të raketës Starship, ndërtimi i bazës hënore Moonbase Alpha, vendosja e qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale në hapësirë dhe misionet e ardhshme drejt Marsit.

“Nëse ndodh vërtet, kur ndodh, dhe me çfarë vlerësimi, mbetet ende shumë e pasigurt, por mendimi është se nëse e realizojmë shkëlqyeshëm dhe tregjet bashkëpunojnë, një ofertë publike mund të sigurojë një sasi të konsiderueshme kapitali,” shkroi ai në një letër drejtuar punonjësve.

SpaceX, e themeluar nga Musk në vitin 2002, ka revolucionarizuar industrinë hapësinore me raketat e saj dhe shërbimin satelitor Starlink, duke u bërë një partner kyç i NASA-s dhe Pentagonit. Musk zotëron ende pjesën më të madhe të aksioneve, ndërsa kompania ka tërhequr investime miliarda dollarëshe nga gjigantë si Alphabet dhe Founders Fund.

Nëse realizohet, kjo pritet të jetë një nga listimet më të mëdha në histori dhe një ngjarje e jashtëzakonshme për aksionerët e SpaceX.

bursë listimit spaceX vlera
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.