Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Spahiu: 5 fakte juridike, pse Berishës nuk i hiqet Non-Grata

22:57 / November 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1724772195 kreshnikspahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Juristi Kreshnik Spahiu komenton rezultatet e sondazhit, sipas të cilit 65.4% e shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, thonë se Sali Berishës nuk i hiqet non grata me rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë. Në emisionin “Fronline” me gazetaren Marsela Karapanço, juristi Spahiu jep 5 fakte juridike pse Berishës nuk i hiqet non grata nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Jo Trump, por edhe nipi e stërnipi të dëshirojë t’ia ndryshojë shpalljen non grata nuk ndryshohet për këto arsye. Heqjen non grata mund ta heqë një gjykatë amerikane, për të cilën Berisha e di shumë mirë, dhe nuk i është drejtuar, jo rastësisht ju drejtua një gjykate franceze që ia rrëzoi kërkesën. Nuk guxoi ta çonte në ShBA se e kishte 100% të humbur çështjen, kërkoi Parisin për ta pasur si një lakmues që unë jam pro europian prandaj jepni një vendim kundër Amerikës. E dyta ka institucione të tjera ligjbërëse që janë shprehur për non gratën e Berishës që janë Mbretëria e Bashkuar. Ka bërë ankim.

Janë dy gjykatat që janë shprehur, institucionet ligjbërëse në Angli dhe Francë. E treta Berisha është nën akuzë dhe është një çështje që do zgjasë 3 apo 4 vjet derisa të kemi një vendim të formës së prerë. E katërta nuk ka asnjë precedent që SHBA të shpallë dikë non grata dhe ti kërkojnë falje pastaj. E pesta, nëse do të hapë lojën e heqjes së non gratave, i bie t’ia heqë edhe Dodik që kryeson listën, edhe vajzave të Putin. Hap një precedent të jashtëzakonshëm problematik për Ballkanin, Europën dhe shumë më gjerë. Berisha i jep vetes gajret dhe i jep gajret edhe atij 30% që e voton”, tha Spahiu. 

5 fakte juridike spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.