Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Spahiu: Disa kryetarë bashkish pa banorë, e duan kolltukun aq sa të shpallin pavarësi nga Shqipëria

13:26 / August 4, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drafti socialist për reformën e re administrativo-territoriale, që parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, ka nxjerrë hapur kundërshtimet e disa kryetarëve të bashkive që rrezikojnë të shkrihen, mes tyre Juliana Memaj e Dimalit, Fation Duro i Patosit dhe Leonard Hide i Libohovës, të cilët i janë bashkuar protestave të banorëve kundër hartës së re. Por për analistin Kreshnik Spahiu, pas shumë prej këtyre reagimeve nuk fshihet interesi i qytetarëve, por përpjekja për të ruajtur pushtetin lokal.

“Shpesh herë, kryetarët e bashkive e trajtojnë këtë si një merak të një bajraktari për dashurinë që kanë ndaj kolltukut dhe janë të gatshëm të kenë tendenca separatiste, të shkojnë deri në shpalljen e një autonomie nga Shqipëria, vetëm që të ruajnë pushtetin e tyre”, u shpreh Spahiu gjatë një interviste për mediat. 

Sipas Spahiut në të gjithë debatin mbi ndarjen e re territoriale ajo që është anashkaluar është e drejta e përfaqësimit. Ai argumenton se praktika e kryetarëve që sillen si bajraktarë duke jetuar e firmosur në Tiranë duhet të marrë fund.

“Qeveria dhe opozita duhet të argumentojnë nëse ndarja e re i përfaqëson më mirë a më keq, a i përfshin në vendimmarrje, a ka transparencë, a do qeverisen më mirë a më keq. Ne nuk mund të jemi në rikthimin tragjik tek ndarja në 350 komuna ku kryetarët ishin bajraktarë që jetonin në Tiranë dhe vendimet i firmosnin nga shtëpitë që kishin në Bllok. Kjo histori duhet të marrë fund . Ndarja nuk duhet bërë në bazë të asaj në kemi kryetar të fortë apo të dobët por në bazë të përfaqësimit por edhe duke mos humbur identitetin dhe traditat kulturore të këtyre zonave” tha Spahiu.

bashkish kolltukun kryetare pavaresi spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shpall non grata, Valon Bela: Vendim i marrë në sinkron nga Rama dhe Vuçiç

14:58 / August 4, 2026

“Altin Dumani i paditur për shpifje”, SPAK konfirmon lajmin e mediave italiane

14:40 / August 4, 2026

DASH njofton ratifikimin e huasë 302 milionë dollarëshe për Shqipërinë, ministri Nufi: Votë besimi strategjike nga SHBA

14:11 / August 4, 2026

Dyshohet se kryenin veprimtari kundër Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

12:54 / August 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.