Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Spahiu mbledh drejtuesit e shëndetësisë dhe kërkon angazhim të përditshëm në terren: Kujdesi shëndetësor nis duke dëgjuar qytetarët

17:39 / September 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana spahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë në rrjetet sociale mesazhin e saj pas një takimi koordinues 12-orësh me drejtuesit e strukturave të shërbimit shëndetësor parësor dhe atij spitalor, ku kërkoi prani të pandërprerë në terren dhe më shumë vëmendje ndaj qytetarëve.

Sipas Spahiut, 12 orë diskutim nuk mjaftojnë për të zgjidhur gjithçka që qytetarët presin nga sistemi shëndetësor, por çdo orë e kaluar duke dëgjuar, kuptuar dhe kërkuar zgjidhje është një investim për përmirësimin e kujdesit shëndetësor.

Ajo theksoi se u ka kërkuar drejtuesve të jenë vazhdimisht në terren, të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve dhe të punojnë çdo ditë për zgjidhjen e tyre.

“Sepse kujdesi shëndetësor nuk është vetëm një shërbim që ofrohet, por edhe mënyra se si e presim, e dëgjojmë dhe e trajtojmë çdo njeri që kërkon ndihmë”, shkroi ministrja.

Postimi i plotë i Ministres Spahiu në rrjete sociale 

“12 orë diskutim nuk mjaftojnë për të zgjidhur gjithçka që qytetarët presin nga sistemi shëndetësor. Por çdo orë e kaluar duke dëgjuar, kuptuar dhe kërkuar zgjidhje është një orë e investuar në përmirësimin e kujdesit për ta. 
Në takimin koordinues me drejtuesit e strukturave të shërbimit shëndetësor parësor dhe atij spitalor kërkova prani të pandërprerë në terren, dëgjim të shqetësimeve, punë të përditshme për zgjidhjen e tyre dhe vëmendjen që çdo qytetar meriton. 
Sepse kujdesi shëndetësor nuk është vetëm një shërbim që ofrohet, por edhe mënyra se si e presim, e dëgjojmë dhe e trajtojmë çdo njeri që kërkon ndihmë”
ka shkruar ajo. 

angazhim qytetaret shendetesia spahiu spitali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Takimi i Ramës në Berat për Territorialen/ Debate në sallë mes kryeministrit, kryebashkiakut të Poliçanit dhe Egla Cenos

15:01 / September 13, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Fundjava me mot të paqëndrueshëm

13:58 / September 11, 2026

Debati për makinën e re të Ramës, ministrja Ismaili: Është me qira, paguhet nga buxheti i PS, përdoret dhe për aktivitete partiake

11:37 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.