Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spahiu pyet: Nëse Rama ka urdhëruar burgosjen e Salianjit, pse 12 vjet s’e bëri për Berishën dhe Metën?

21:58 / September 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se në aspektin politik, PD nuk humb vota me dënimin e Salianjit. Spahiu u ndal edhe tek Sali Berisha dhe Ilir Meta. Për shkak të pretendimit që ngre opozita se Rama ka urdhëruar burgosjen e Salianjit, Spahiu pyet se përse 12 vjet s’e bëri për Berishën dhe Metën?

Në emisionin “5 Pyetjet”, Spahiu tha se Rama nuk mund të konsiderojë Salianjin si njeriun më të rrezikshëm dhe mos të burgosë Metën e Berishën, që kanë më shumë peshë politikisht.

“Në aspektin politik s’ka rrjedhje votash opozita se dënohet Salianji. Kjo nuk ndikon në publik, të paktën te ajo pjesë qe e voton. Demokratët kanë një lloj elektorati që nuk u lëviz. Problemi është mënyra dhe argumentet që jep opozita janë jo bindëse për mua. Unë futem tek ata që mendoj se gjykata është ndikuar politikisht për dënimin e Salianjit. Të jemi naivë të themi që ish-ministri s’ka pas ndikim se ju djeg karriera, të jemi të sinqertë këtu. Kam një pyetje, përgjigja e së cilës vlen 1 mln. A është Saliu kundërshtar më i rrezikshëm i qeverisë sotme që ta bëjë shembull të parin për ta çuar në burg. Se opozitari i parë që shkon në burg është Salianji, kam të vështirë të besoj faktin që Rama dhe qeveria ta konsideronin Ervinin njeriun më të rrezikshëm dhe ta çojë në burg, pse nuk çojnë Metën që ka 5 dosje, pse nuk çojnë liderë të tjerë të PD, po çojnë Salianjin. Nëse pranojmë faktin që Rama ka urdhëruar për të çuar Salinajin në burg, Rama nuk urdhëron të çojë dy të tjerët. O është kundërshtar dhe e çon në burg, se pesha politike e Metës dhe Berishës është më e madhe se e Salinajit, pret se këta janë liderët e opozitës, pse duhet të çojë një njeri që nuk është lideri dhe nuk çon ata që kanë 10 vite që hetohen”, tha Spahiu.

burgosjen salianjit spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.