Për ish-deputetin e LSI-së Përparim Spahiu raporti i DASH i vë vulën se kjo maxhorancë është e korruptuar.
Në një status në Facebook madje, Spahiu thotë se bindet gjithnjë e më shumë se opozita ka marrë një vendim të drejtë për të mos e njohur këtë shumicë, që “ka mbjellë veç varfëri në shumicën e shqiptarëve”.
POSTIMI I PLOTE NE FACEBOOK I PERPARIM SPAHIUT
Pas Transparency International, që e rendit Qeverinë të 99-tën nga 175 shtete, pas Ëorld Justice Project ku Shqipëria rendit mjaft keq në treguesin e korrupsionit, vjen dhe raportimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thekson se:
“Korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e Qeverisë shqiptare, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë që shumë pak është bërë për të zbatuar ligjin për dënime penale ndaj zyrtarëve të lartë”
Gjithnjë e më shumë bindem për vemdimin e drejtë të opozitës, për mosnjohjen e një shumice të korruptuar në nivelet më të larta, që ka mbjellë veç varfëri në shumicën e shqiptarëve.
Gjithnjë e më shumë çdo shqiptar duhet të bindet se vetëm zgjedhje të lira e të ndershme janë zgjidhja e halleve dhe problemeve të tyre!