Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Spahiu/ Shqipëria Madhështore s’bëhet me kauza të vogla

20:37 / March 7, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kreshnik Spahiu

Ju kujtohet slogani Rilindja 2013 dhe foto e 12 socialistve nga të cilët prej tyre 10 janë në burg dhe krahasoheshin me Rilindasit e 1912? Krahas socialistve ishin fotot e Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit, Ismail Qenalit etj. 

Kauzat e mëdha, nuk realizohen me njerëz të vegjël, kjo është thelbi i rolit të një lidershipi. Kauzat nuk mund të jenë kopje të shëmtuara sloganesh të lëvizjeve të huaja.

Përkthimi i qesharak i diskursit Trumpist: “Ta bëjmë Amerikën, sërish të Madhe” duke e përshtatur me koalicionin Berisha-Beleri fyen inteligjencën e gjithë kombit shqiptar.
Trump kërkon zgjerimin e Amerikës duke marr Kanadanë, Groenlandën, Kanalin e Panamasë, Gjirin e Meksikës etj etj. Berisha nuk do as bashkim me Kosovën, as me Preshevën, as me Çamërinë por do zvoglimin e Shqipërisë duke helenizuar Himarën dhe duke dhënë më shumë autonomi bashkive “minoritare”. Ndoshta për këto arsye Berisha s’ia vuri emrin koalicionit “Shqipëria e Madhe” por “Shqipëria Madhështore”.

Të ndryshosh regjime apo sisteme politike duhen dy faktorë: Kauzat dhe njerzit. Le të themi s’mund ta bësh Shqipërinë Madhështore nëse kauz zgjedh mbylljen e Tik-Tokut. Nëse dy muaj para zgjedhjeve vendos të bësh revolucion dhe si kauz zgjedh Tik-Tokun i bie ose je i paaftë ose keqpërdor njerzit e tu. Po cilat janë kauzat e Sali Berishës në 4 vjet:
– Padi personale në Paris
– Padi personale në Londër
– Protesta zhbllokoni 18 kullat
– Protesta kundër ambasadores Yuri Kim
– Protesta tek dera SPAK 
– Protesta “Lironi Ilir Metën.

“Shqipëria Madhështore” nuk bëhet as me kauza të vogla dhe as me njerëz të vegjël. Butaforia mediatike e Partisë Demokratike, provoi qartazi që ajo ka humbur misionin që u krijua. Ajo nuk përmbys dot as regjime politike dhe as nuk sjell dot rotacion politik. Berisha ka 35 vjet që luan me të njëjtin ekip. Aleanaca Madhështore është kopja e keqe e “Republikës Re” të Lulzim Bashës 2017.

Listat e deputetve ka 30 vjet që i bën Berisha. Fakti që Aleanca Madhështore dhe listat e mbyllura janë 100% emrat e Lulzim Bashës e zvoglon çdo ditë liderin e saj i cili përdor të njëjtën skem. Ai thjesht po përgatit listën humbëse të një partie me 45 deputet. Kauzat personale dhe xhaketat e vjetra, thjesht i bëjnë të neveritshëm ata që abuzojnë me emrin e “Shqipërisë Madhështore” duke sjell disa ushtar në rreshtore. 

12 Maji do jetë dita e parë e shkatrrimit të atyre që tre dekada e bën “Shqipërinë e vogël”. Ndoshta atë ditë të gjithë do rikthehemi mbi ngrehinat e kësaj rrangalle dhe të hedhim themelet e asaj që këta kanë frikë dhe emrin tja thonë, por që Ne do e bëjmë së shpejti ëndrrën realitet: “Shqipërinë e Madhe”.

kauza madheshtore Shqiperia spahiu vogla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

 Telefoni i prishur me 21 janarin, “loja” më e vogël e një drame publike

20:01 / November 14, 2025

Andorra-Shqipëri, shpërthen festa. Asllani zhbllokon takimin

22:14 / November 13, 2025

Reforma territoriale s’duhet të ketë lidhje me llogaritë elektorale

20:01 / November 13, 2025

Shqipëria do blejë artileri të rëndë nga Izraeli, topa, mortaja dhe dronë

22:39 / November 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.