Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SPAK: 9 qytetet me aktivitet të lartë kriminal. Fushë-Kruja qendra e sigurimit të kushteve për atentate

15:53 / April 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SPAK
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme e ka analizuar realitetin kriminal në vend, nëpërmjet rezultateve të hetimeve që ka kryer përgjatë vitit 2023. Në raportin vjetor dorëzuar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Kuvendit, SPAK rendit 9 qytete ku janë evidentuar grupe me aktivitet kriminal aktiv. Tirana, Durrësi, Fieri, Vlora, Elbasani, Shkodra, Gjirokastra, Kurbini dhe Fushë-Kruja.

Bazuar në rastet hetimore, SPAK thotë se në Tiranë dhe kryesisht qytetet bregdetare grupet kriminale janë të fokusuara në pastrimin e parave. Drejtues të grupeve përdorin vajzat dhe gratë me lidhje të ngushtë me ta, duke i dhënë rol aktiv në lëvizjen e parave dhe futjen në ekonomi. Në Durrës, Fier, Gjirokastër dhe Kurbin konsiderohet problem i dukshëm trafiku i narkotikëve.

Teksa në fushën e krimeve kundër jetës, si vrasjet dhe tentativat për vrasje, ka shfaqje më të dhunshme në Durrës, Fier, Fushë-Krujë, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan. Fushë-Kruja duket se është qendra e sigurimit të kushteve për atentate. SPAK thotë se aty ka evudentuar aktivitetin e shit-blerjes së armëve të zjarrit, lëndëve shpërthyese dhe vjedhje të makinave.

Grupet kriminale, Prokuroria e Posaçme i ndan në dy kategori, ato që janë të specializuara vetëm në trafikun e kokainës dhe që janë të lidhura ngustë me Amerikën Latine dhe ato që merren me trafikun e të gjithë drogave. Këto të fundit kanë lidhje të forta me qytetin e Durrësit dhe sipas SPAK është konstatuar që trafikojnë lëndë narkotike të një cilësie të lartë.

aktivitet të lartë kriminal Prokuroria e Posaçme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.