Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SPAK: Adriatik Llalla është ende në proces ekstradimi, nuk ka fituar azil politik në Itali

20:35 / March 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Llalla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i tha BIRN se procesi i ekstradimit të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është ende në vazhdim në Itali dhe se nuk ka një refuzim të kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.

“Autoritetet italiane kanë konfirmuar se procesi gjyqësor me objekt ekstradimin e shtetasit shqiptar Adriatik Llalla është në vazhdim e sipër…,” tha SPAK në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi.

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg për fshehje pasurie në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë.

Rreth dy javë më parë, avokati i tij, Sokol Hazizaj deklaroi se Gjykata e Apelit në Romë i kishte dhënë ish-kreut të Prokurorisë të drejtën e azilantit politik. Sipas Hazizajt, vendimarrja në favor të Llallës kishte të bënte me qëndrimin joproporcional të mbajtur nga gjykatat shqiptare në dënimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm.

Por SPAK ka një version të ndryshëm mbi procesin e Llallës në Itali.

Vendimi i Gjykatës së Apelit Romë i datës 13 shkurt 2023 nuk ka pasur sipas SPAK për objekt shqyrtimin e kërkesës për ekstradim, por masën e sigurimit të caktuar ndaj Lallës.

“Me këtë vendim Gjykata e Apelit Romë ka revokuar masën e sigurimit ‘detyrim për të qëndruar’ në Bashkinë e Romës, Itali”, sqaroi më tej SPAK.

Llalla u dënua me dy vjet burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pranverë të vitit 2021 dhe vendimi mori formë të prerë më 22 shtator të atij viti. Llallës iu konfiskuan edhe pasuritë e dyshuara si të fshehura.

Avokati i tij, Sokol Hazizaj ishte i paarritshëm për t’u pyetur mbi procesin e zhvilluar në Romë deri në publikimin e këtij shkrimi.

Adriatik Llalla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.