TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

“Po doli Kiara ai do jetë flakë fare”/ Olta për Luizin: Ajo i merr shumë energji!

23:59 / March 22, 2023

Përzgjedhja e gjinisë së fëmijës tashmë e realizueshme, teknika e re ka 80% efikasitet

23:45 / March 22, 2023

Trajneri i Anglisë motivon lojtarët: Ndaj Italisë për historinë, ne jemi gati

23:28 / March 22, 2023

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

23:16 / March 22, 2023

Vepra e përgjakshme në Hamburg, zbulohet motivi i sulmit të ish-Dëshmitarit të Jehovait

23:09 / March 22, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

SPAK: Adriatik Llalla është ende në proces ekstradimi, nuk ka fituar azil politik në Itali

20:35 / March 6, 20232 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i tha BIRN se procesi i ekstradimit të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është ende në vazhdim në Itali dhe se nuk ka një refuzim të kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.

“Autoritetet italiane kanë konfirmuar se procesi gjyqësor me objekt ekstradimin e shtetasit shqiptar Adriatik Llalla është në vazhdim e sipër…,” tha SPAK në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi.

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg për fshehje pasurie në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë.

Rreth dy javë më parë, avokati i tij, Sokol Hazizaj deklaroi se Gjykata e Apelit në Romë i kishte dhënë ish-kreut të Prokurorisë të drejtën e azilantit politik. Sipas Hazizajt, vendimarrja në favor të Llallës kishte të bënte me qëndrimin joproporcional të mbajtur nga gjykatat shqiptare në dënimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm.

Por SPAK ka një version të ndryshëm mbi procesin e Llallës në Itali.

Vendimi i Gjykatës së Apelit Romë i datës 13 shkurt 2023 nuk ka pasur sipas SPAK për objekt shqyrtimin e kërkesës për ekstradim, por masën e sigurimit të caktuar ndaj Lallës.

“Me këtë vendim Gjykata e Apelit Romë ka revokuar masën e sigurimit ‘detyrim për të qëndruar’ në Bashkinë e Romës, Itali”, sqaroi më tej SPAK.

Llalla u dënua me dy vjet burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pranverë të vitit 2021 dhe vendimi mori formë të prerë më 22 shtator të atij viti. Llallës iu konfiskuan edhe pasuritë e dyshuara si të fshehura.

Avokati i tij, Sokol Hazizaj ishte i paarritshëm për t’u pyetur mbi procesin e zhvilluar në Romë deri në publikimin e këtij shkrimi.

Adriatik Llalla
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

23:16 / March 22, 2023

Agron Malaj i përgjigjet Sali Berishës: Je një turp i madh i shqiptarëve

21:36 / March 22, 2023

Cilat janë kategoritë që janë më të rrezikuara nëse agjërojnë?  

21:09 / March 22, 2023

Klosi: 21 janari i para programuar, duheshin bërë vrasje

20:30 / March 22, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

23:16 / March 22, 2023

Agron Malaj i përgjigjet Sali Berishës: Je një turp i madh i shqiptarëve

21:36 / March 22, 2023

Cilat janë kategoritë që janë më të rrezikuara nëse agjërojnë?  

21:09 / March 22, 2023

Goditet me grushta shefi i Europol Tirana nga një 23-vjeçar, flet i riu: Më parakaloi!

17:40 / March 22, 2023
Raporto Tani
Te fundit

“Po doli Kiara ai do jetë flakë fare”/ Olta për Luizin: Ajo i merr shumë energji!

23:59 / March 22, 2023

Përzgjedhja e gjinisë së fëmijës tashmë e realizueshme, teknika e re ka 80% efikasitet

23:45 / March 22, 2023

Trajneri i Anglisë motivon lojtarët: Ndaj Italisë për historinë, ne jemi gati

23:28 / March 22, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.