Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 4 persona të akuzuar për trafik kokaine dhe heroine

19:03 / December 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten përfundimin e hetimeve dhe paraqitjen e kërkesës për gjykim për dy çështje me katër të pandehur për trafik droge të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në njoftim thuhet se tre të pandehurit Gentian Malindi, Altin Myslihaka dhe Adrian Bega akuzohen si bashkëbunëtorë në trafikimin e një sasie kokanine, që u sekuestrua në 4 kontenierë. Kontenierët sipas prokurorisë vinin nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë, duke kaluar tranzit në portin e Pireut, Greqi gjatë periudhës gusht – shtator 2019. Sipas SPAK, hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet greke, duke organizuar edhe dorëzimin e kontrolluar të lëndës narkotike.

Policia e Shtetit dhe ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftuan më 27 shtator 2019 finalizimin e operacionit “KUITO” me kapjen e 137 kilogramëve kokainë që vinin nga Ekuadori dhe arrestimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të një të treti.

Adrian Bega dhe Altin Myslihaka, njëri oficer sigurie në Portin e Durrësit dhe tjetri me profesion peshkakar, dyshohet se kishin për detyrë të nxirrnin sasinë narkotike nga kontenieri që kishte mbërritur nga Ekuadori në Pire të Greqisë, e më pas në Durrës. SPAK shprehet se hetimi vazhdon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Gjithashtu, SPAK ka dërguar për gjykim edhe një prej të akuzuarve për krijimin e një laboratori të përpunimit të drogës në Brenogë të Hasit, ku në tetor të 2018-ës u gjetën dhe sekuestruan 182.5 kg heroinë. Dy muaj më vonë u sekuestrua në Prishtinë, Kosovë edhe 113.5 kg heroinë që dyshohet të jetë përpunuar dhe trafikuar nga i njëjti grup i strukturuar kriminal.

Në njoftim thuhet se i pandehuri Fisnik Sadiku (Smaili) është bashkëpunëtor me të akuzuarit e tjerë për këtë çështje, Admir Hoxha, Xhevi Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, shtetasi turk Iskender Sale dhe shtetasi kosovar Xhemal Shala, të cilët janë dërguar më parë për gjykim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

Kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit, ngarkesa nuk ishte e pajisur me dokumentacionin përkatës

18:20 / August 31, 2026

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

17:39 / August 31, 2026

BE shtrëngon rregullat për ChatGPT, OpenAI, Roblox dhe Reddit përfshihen në regjimin më të rreptë të DSA-së

16:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.