Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SPAK dhe policia arrestojnë 12 persona, sekuestrohen qindra kilogramë kanabis

12:44 / July 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spak 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

12 persona kanë rënë në prangat e policis♪7 pas një operacioni në Shkodër mes policisë në bashkëpunim me SPAK.

Arrest në burg”: Danjela Hasani, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Izmir Dahati, Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati dhe Arian Popa.

“Arrest në shtëpi”: Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni.

Sipas njoftimit, Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për 2 vjet, në bashkëpunim me SPAK dhe me Prokurorinë e Shkodrës, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH dhe Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “OBLIKA”.

Ekzekutohen 12 masa sigurie: “Arrest në burg” për 10 shtetas dhe “Arrest në shtëpi” për 2 shtetas, të cilët akuzohen se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kultivuar dhe prodhuar cannabis sativa, në disa fshatra të Shkodrës.

Gjatë periudhës hetimore, grupit i janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe i janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi.

Në kuadër të një hetimi të iniciuar në vitin 2022, në Prokurorinë e Shkodrës dhe të ndjekur proaktivisht nga SPAK, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, finalizoi operacionin policor të koduar “OBLIKA”. Gjatë operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga SPAK, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:

-A. U., 50 vjeç, banues në Shkodër;
-A. T., 30 vjeç, banues në Koplik;
-H. M., 45 vjeç, banues në Shkodër;
-S. D., 36 vjeç, banues në Shkodër;
-I. D., 28 vjeç, banes në Shkodër,
-B. L., 23 vjeç, banues në Shkodër;
-E. S., 22 vjeç, banues në Shkodër;
-A. D., 23 vjeç, banues në Shkodër;
-A. P., 23 vjeç, banues në Shkodër;
-D. H., 44 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga SPAK, për të njëjtat vepra penale, për shtetasit P. Gj., 50 vjeç dhe R. Gj., 50 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Këta 12 shtetas akuzohen se të organizuar si grup i strukturuar, janë implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të cannabis sativës, në fshatra të ndryshme të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë. Gjatë hetimeve të kryera për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve, janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi.

Materialet procedurale i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.

Policia spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026

Fundjavë me temperatura të larta

12:15 / September 4, 2026

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026

6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj’, Rama: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson ato të rajonit

11:17 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.