Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

SPAK do ta izolojë në banesë, ish-kryeministri: Do të delegoj ”Sali Berishën” në takimet politike

14:06 / December 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2624
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata do të vendosë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, dhe ish-kryeministri thotë se do të delegojë ”Sali Berishën” në takimet me deputetët demokratë. I pyetur nëse do të jetë teknologjia që do e bëjë të mundur një gjë të tillë, kryedemokrati preferoi të mos kthente përgjigje direkte duke rithënë se “do të delegojë Sali Berishën” në takimet politike.

Pyetje: Ju prej muajsh jeni duke zhvilluar takime me grupimin tjetër, atë të Gazment Bardhit dhe deputetëve që mbështesin atë. Në rastin se ndaj jush merret masa për “arrest shtëpie”, kë do të delegoni për të përfaqësuar grupin tuaj në këto mbledhje, në këto takime që zhvilloni me Gazment Bardhin?

Sali Berisha: Sali Berishën, do të delegoj Sali Berishën.

Pyetje: Teknologjia, apo…?

Sali Berisha: Sali Berishën, Sali Berishën.

Po ashtu Berisha paralajmëron se në muajin Janar do të vazhdojnë protestat e opozitës. Në konferencën për shtyp me gazetarët nga selia blu, Berisha tha se demokratët do të përballen me atë që ai e quan diktaturë. Ndërsa thekson se protestat do të ndalojnë kur të rrëzohet nga pushteti Kryeministri Edi Rama.

“Protesta do ketë në muajin Janar. Tani gjithmonë del e qartë dhe gjithçka varet nga vendimi i qytetarëve për t’u përballur me diktaturën e re, me narkodiktatorin dhe armët e diktaturës, skapin dhe armët e tjera të saj sepse tani ne jemi në këto kushte. Do fillojnë në Janar dhe do ndërpriten ditën që do përmbyset Edi Rama. Tani është kohë beteje. Ka vullnet të hekurt nga demokratët, ju garantoj, do mobilizohen edhe më shumë dhe protesta zëri ynë kurrë nuk do të shuhet”, u shpreh Sali Berisha.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026

“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

12:39 / October 24, 2026

Rudina Hajdari: Për të mirën tonë, duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”

10:50 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.