Ish-prokurori i Kukësit Edmond Karriqi ka dalë nga qelia.
Gjykata e Posaçme vendosi lirimin e tij me kusht.
Pretendimet e dhëna nga dy avokatët mbrojtës, Antoneta Sefdari dhe Jurgen Vatnikaj, e bindën trupën e Gjykatës së Posaçme për të liruar nga qelia Edmond Karriqin.
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit u arrestua nga SPAK nën akuzën e korrupsionit.
