Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

SPAK e nis punën me Byronë Kombëtare, kërkohen 60 hetues

21:26 / December 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7 1577128224
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion duhet të zgjedhë SPAK e nis punën me Byronë Kombëtare, kërkohen 60 hetuessë shpejti drejtuesin e Byrosë Kombëtarë të Hetimit. Kjo strukturë do të ketë nën përbërje 60 OPGJ, të cilët do të kalojnë edhe në makinën e së vërtetës.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion e njohur si SPAK ka nisur marrjen në dorë të dosjeve të para që do të hetohen prej saj.

Ndërkaq emergjete është zgjedhja e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Radio Televizioni Ora ka mësuar se aktualisht drejtuesi aktual i SPAK, Arben Kraja, është duke nxjerrë aktet ligjore për këtë procedurë,  të cilat do të behen publike së shpejti ku do të hapet edhe gara për kandidimin për kreun e BKH.

Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë struktura mbështetëse e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që do të hetojë korrupsionin në nivelet më të larta të zyrtarëve, por dhe veprat që janë kryer nga grupet e strukturuara kriminale.

Kjo strukturë do të përbëhet nga një drejtor dhe një ekip oficerësh të policisë gjyqësore, të cilët duhet të përmbushin standarde të forta, të ngjashme me ato të FBI-së.

Mësohet se BKH do të ketë në përbërje 60 hetues, të cilët para emërimit do ti nënshtrohen një sërë verifikimeve, por krahas saj një certifikim për ta do të japë makina e së vërtetës.

Edhe Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe familjarëve të tyre do t’u monitorohen llogaritë bankare dhe telefonat, ndërsa do të kryejnë kurse specilizimi në SHBA, në akademinë e FBI-së në Virxhinia.

Njoftimi për shprehjen e interesit për hetuesin special e shpalli Këshilli i Lartë i Prokurorëve, në fillim të nëntorit.

Por mungesa e kreut të SPAK dhe konstituimi i kësaj strukture e lanë pezull procesin.

Byronë Kombëtare spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha reagon ndaj Vuçiçit: Deklaratat e tij sinjal alarmi për Kosovën dhe të gjithë rajonin

15:49 / August 11, 2026

“Serbia e humbi Kosovën!”, Rama: Kosova është shtet më vete, Ibri është sistem ujor ndërkufitar

09:41 / August 11, 2026

Fluks rekord në trafikun ajror, Karakaçi inspektim në Albcontrol: Masa të shtuara për sezonin veror

13:15 / August 10, 2026

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.