Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

SPAK grup hetimor edhe në Brazil

13:15 / October 28, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SPAK arrestimet 730x450 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK grup hetimor edhe në Brazil. Siç bëjnë me dije burime të gazetares Anila Hoxha, një grup prej tre prokurorësh të posaçëm kanë udhëtuar drejt Brazilit pasi një grup i përbashkët hetimor po heton përfshirjen e disa dhjetrave shqiptarëve në linjat e trafikut të kokainës nga Brazili në drejtim të Evropës.

Përpos bashkëpunimit tre prokurorët e SPAK, do të marrin pjesë edhe në një konferencë ndërkombëtare.

Por gjatë kohës së qëndrimit në këtë shtet, grupi me tre prokurorë pritet të zhvillojnë takime dhe me drejtues të prokurorisë së Brazilit, ku qëllimi është ngritja e skuadrave të përbashkëta hetimore për rastet kur në trafikun e kokainës konstatohet se janë të implikuar dhe shqiptarë.

Rasti i parë ku SPAK ka interes për të pasur bashkëpunim me autoritet Braziliane, është ai i zhvilluar në 30 maj 2023.

Burimet e Anila Hoxhës thanë se prokuroria e posaçme SPAK ka pasur një praktikë hetimore me autoritet e Brazilit, lidhur me trafikun e 69 kg kokainë të sekuestruar në datën 18 Maj 2021 në anijen “NSC Atros”.

Nisja e kësaj sasie droge do realizohej nga porti “Sao Paolo” Brazil dhe destinacioni përfundimtar, ka qenë porti i Valencias në Spanjë.

Mësohet se në 25 shtator 2023, kjo letërporosi është ekzekutuar për SPAK-un në Shqipëri, nga autoritet e prokurorisë së Brazilit dhe si pasojë e hetimeve të kryera për episodin e trafikimit të 69 kg kokainë, SPAK ka proceduar shqiptarët, Ismail Zeneli me nofkën “Dajloki”, Eralbi Breçani me nofkën “Boli” ose “Toni”, një shtetas tjetër B.M dhe Ergys Dashi me nofkën “Elb-Nisan”.

Por për shkak se Ergys Dashi është vrarë në Brazil, hetimi ndaj tij është ndërprerë.

Ndërsa një rast tjetër ku drejtuesit e SPAK, kanë shfaqur mjaft interes për të shkuar në Brazil, lidhet dhe me episodin e ndodhur në 2 Shtator 2019 në Gefron të Brazilit, ku u sekuestruan brenda një kontinjeri ngarkesa prej 617 kg kokainë.

Të gjitha pakot e kokainës ishin të identifikuara me logon e Futboll Club Elbasanit, duke ngritur dyshime të forta se pronarët e drogës ishin nga Shqipëri dhe pikërisht duke simbolizuar qytetin e Elbasanit.

Ndërkohë për këtë episod të trafikut të kokainës, SPAK ka marrë dhe dëshminë e bashkëpunëtorit të Drejtësisë, Erjon Alibej raporton Anila Hoxha, i cili i ka treguar prokurorëve se sasia prej 617 kg kokainë e kapur në Brazil, i përket një grupi kriminal në qytetin e Elbasanit.

Për këto dy episode dhe ndërveprimin e ndërsjellë mes dy prokurorive do jetë fokusi i takimit të delegacionit të SPAK që ka vizituar Brazilin.

Brazil spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.