Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SPAK, hetim Metës në SHBA! Dërgon letër porosi për lëvizjet financiare të dosjes së lobimeve

13:43 / September 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta7 2 770x377 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK ka hartuar disa pyetje të kthyera tashmë në një letër porosi nga Ministria e Drejtësisë. Burime nga kjo ministri pohuan se dokumenti është përkthyer dhe nisur përmes postës diplomatike në SHBA.

Përmes kësaj letër porosie SPAK synon të marrë informacion për pagesat e bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim për lobim në SHBA.

SPAK ka vënë nën hetim ish presidentin Meta pas kallzimit të ish deputetit Halit Valteri i cili pretendon se për llogari të LSI janë shpenzuar 700.000 dollarë por të padeklaruara për qëllime lobimi.

Dërgimi letër porosisë në USA vjen pas disa veprimeve hetimore në Shqipëri si kërkesa dërguar KQZ për të patur një kopje të formularit të dekriminalizimit të Ilir Metës po ashtu edhe të dhënat e certifikatës familje të zotit Meta.

Ish presidenti tashmë kreu Partisë së Lirisë në javët në vazhdim me të gjitha gjasat do të thirret të dëshmojë në SPAK bashkë me Petrit Vasilin i cili drejtonte LSI në kohën kur ka ndodhur ky lobim i pretenduar i padeklaruar.

Për këtë lobim fillimisht shkruajti revista amerikane Mother Jones. Ndërsa më 16 maj, gazeta austriake “Kronen Zeitung”publikoi një artikull sipas së cilës Ilir Meta për të siguruar një foto në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump pagoi 700 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë.

Vetë Ilir Meta ka hedhur poshtë akuzat për një lobim të tillë dhe premtoi dorëzimin e një padie për shpifje ndaj gazetës austriake. / TCH

Meta spak tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.