Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

SPAK: Hetojmë 41 raste të krimeve zgjedhore

14:00 / May 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2273
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e posaçme po kryen veprime hetimore për 41 kallëzime të regjistruara në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Për ABC News, SPAK konfirmoi se deri në datë 26 maj janë depozituar 192 kallëzime që lidhen me krimet zgjedhore dhe deri më tani për 41 prej tyre janë gjetur elemente të veprës penale dhe janë duke u kryer veprime më të thelluara hetimore. Për 38 kallëzime është vendosur mos fillim për shkak se nuk ka patur prova të mjaftueshme për vijimin e hetimeve.

Numri më i lartë i procedimeve është iniciuar nga Policia e shtetit me 21 të tilla ndërsa 4 nga subjektet politike. Nëpërmjet platformës online që u ngrit për herë të parë nga SPAK janë dorëzuar 60 kallëzime, ndërsa 24 të tjera janë denoncuar nëpërmjet postës.

Numri më i madh i procedimeve të regjistruara prej 35, lidhet me veprën penale të korrupsionit në zgjedhje, e ndjekur nga ajo e përdorimit te funksionit publik për qëllime politike dhe shpërdorimi i detyrës.

Gjatë kësaj periudhe SPAK ka zhvilluar disa operacione në kuadër të krimeve zgjedhore duke ushtruara kontrolle dhe sekuestruar aparate celulare mes të cilëve atë të zëvendës kryetarit të bashkisë Pukë, Ndue Suma kryetarit të bashkisë së vaut të dejës Kristijan Shkreli si dhe ish-kryetarit të bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi. Në janar të këtij viti, prokuroria e posaçme ngriti një strukturë të veçantë për hetimin e krimeve zgjedhore.

hetim krim Reagim spak zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.