Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SPAK kërkesë Kuvendit, kërkon arrestimin e Berishës

12:29 / December 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha te dritarja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit i ka dërguar kërkesë Kuvendit që të ketë autorizim për marrjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Sali Berishën. Ish-kryeministri është pjesë e një hetimi për dyshimet për korrupsion gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.

SPAK-u i ka caktuar ish-kryeministrit masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Megjithatë Sali Berisha ka refuzuar që prej fillimit paraqitjen në Gjykatë. Për të njëjtën çështje u arrestua edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv në bashkëpunim” si dhe “pastrim parash”. Sali Berisha i ka cilësuar akuzat ndaj tij si “të pabaza dhe të motivuara politikisht”.

“E nderuar znj. Kryetare e Kuvendit! Të nderuar Deputetë të Kuvendit ! Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali BERISHA, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr. Penale, në atë të arrestit në burg/ arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Gjithashtu në respektim të nenit 288 pika 2, të K.Pr.Penale, bashkalidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin”, shkruhet në dokument.

Vetë Berisha tha se do të respektojë çdo lloj vendimi që Kuvendi do të marrë, pasi SPAK kërkoi ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij nga “Detyrim Paraqitje” në “Arrest Shtëpie” ose “Arrest në burg”. Ish-kryeministri tha se deri më tani ka refuzuar që të zbatojë masën e sigurisë për shkak se drejtësia e re kishte kapërcyer kompetencat e Kuvendit. Mirëpo, kur tashmë ka një kërkesë drejtuar parlamentit, atij nuk i mbetet që tjetër veç se ta respektojë dhe është shprehur i gatshëm për ta votuar që nesër.

Lexoni edhe https://tirananews.al/do-ta-respektoje-vendimin-nese-i-hiqet-imuniteti-si-deputet-sali-berisha-fjala-i-takon-parlamentit/

Lexoni edhe https://tirananews.al/spak-i-kerkon-kuvendit-arrestimin-e-tij-berisha-e-votoj-qe-neser-por-akti-eshte-frymezim-per/

Lexoni edhe https://tirananews.al/spak-i-kerkon-autorizim-kuvendit-per-arrestimin-e-sali-berishes-ja-dokumenti-nga-altin-dumani/

Lexoni edhe https://tirananews.al/spak-kerkese-kuvendit-kerkon-arrestimin-e-berishes/

WhatsApp Image 2023 12 12 at 13.00.20

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.