Gjykata e Posaçme do të japë të enjten në 15:00 vendimin për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, pasi shqyrtoi sot në seancë pretendimet e palëve.
SPAK ka kërkuar për ish-kryeministrin arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore dhe asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë.
Fati i Berishës do të jetë në dorën e Irena Gjokës, gjykata rrëzoi kërkesën e tij për përjashtimin e gjyqtares.
