Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt/ Gjekmarkaj: Ky nuk është një lajm i gëzueshëm

18:26 / July 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjekmarkaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj ka komentuar kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Sipas tij, ky vendim nuk është një lajmi gëzuar, pasi tregon ndër të tjera shkallën e lartë të korrupsionit dhe sa “shqetësues e mbytës është ky fenomen mes nesh”.

“Çështja e inceneratorëve ka trazuar politikën, mediat dhe shoqërinë prej një kohe të gjatë. Ajo prej shifrave që përfliten si shpërdorim, prej ish ministrave të përfshirë vë në provë drejtësinë më shumë se çdo gjë tjetër. Kemi parë të vdekur që ngjallen, të gjallë me një këmbe në varr të cilëve u vidhet emri për ta përdorë.

Sot SPAK kërkon liri nga kuvendi për të ndaluar Arben Ahmetajn dhe ky nuk është  një lajm i gëzueshëm për vendin. Ai ishte nr 2 i qeverisë  dhe ministri i dytë i kërkuar nga drejtësia  pas Lefter Kokës dhe ish deputetit Bllako për të njëjtën arsye, çka hipotizon për shkallën e korrupsionit dhe sa shqetësues e mbytës është ky fenomen mes nesh. Nuk ndiej kurrë gëzim kur dikush arrestohet, përkundrazi, por hidhërohem kur të fajshmit  përzihen me të pafajshmit, kur hajdutët kalojnë për zotni të randë, kur supozohet se të gjithë janë njësoj.

Shumë  politikanë të opozitës e kanë artikuluar këtë afere në diskursin retorik të ditës me pasion si shërbim publik por jo të gjithë me të njëjtin zell e bindje. Madje dhe sot ndonjë tip njësoj me fraza të një gjuhe mushk sa me la gojën duke dëshmu mungesë sinqeriteti ndaj kauzës dhe njerëzve.

Në këtë beteje e cila shpërblen moralisht gjithë atë pjesë që kërkon gjetjen e abuzuesve , kthimin e parasë publike dhe vendosjen e drejtësisë ka spikatur më shumë se kushdo Jorida Tabaku  në përpjekjen e saj politike e qytetare në kërkim  të se vërtetës e cila nuk zbardhet pa akte si ky i sotmi i organeve ligjzbatuese, ndaj meriton një falenderim. Drama të tilla të parasë publike uroj të ndikojnë si leksion  etik, si leksion ndëshkimi e frike për administruesit e saj”, tha Gjekmarkaj.

Arben Ahmetaj gjekmarkaj spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

Përpjekja për ta bërë edhe SPAK-un organ të revolucionit

13:06 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.