Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SPAK kërkon kthimin e Malltezit në burg: Akuzohet për korrupsion të nivelit të lartë

15:53 / January 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1704466012xmalltezo sd 793
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në rekursin e dorëzuar Gjykatës së Lartë, në të cilin SPAK kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit, dy prokurorët e çështjes shprehen se ai kreu korrupsion duke bashkëpunuar me funksionarin më të lartë të kohës.

“Konkretisht me ish-kryeministrin Sali Berisha”, theksojnë dy prokurorët, sipas të cilëve ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova se janë cenuar themelet e shoqërisë në strukturat më të larta.

Prokurorët shtojnë se mbajnë parasysh në këtë rekurs edhe vlerën e lartë të parave që dyshohet se u pastruan, kohështrirjen e aktivitetit kriminal dhe që sipas tyre i çon në konkluzionin se Gjykata e Apelit nuk e respektoi ligjin kur zbuti masën nga arrest me burg, në arrest shtëpie.

Dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai që po hetojnë dosjen Partizani, i thonë Gjykatës së Lartë se Shqipëria vuan ende nga nivelet e larta të korrupsionit, në shumë fusha dhe po sipas tyre është kjo arsyeja se përse qeveria shqiptare e ka vendosur këtë luftë në listën e përparësive më të rëndësishme të politikës së saj.

SPAK thotë më tej se veprat për të cilat dyshohet Malltezi, ajo korrupsionit dhe pastrimit të parave sanksionohen dhe dënohen me burg. Aq më tepër kur siç dyshojnë Prokurprët e SPAK veprat janë kryet në rrethanën cilësuese të bashkëpunimit.

Ndërsa Jamarbër Malltezi dyshohet edhe për pastrim të parave, kjo vepër sipas SPAK dëmton rëndë ekonominë e një vendi në terma afatgjatë, shtojnë më tej dy prokurorët, sipas të cilëve impaktohet edhe sistemi financiar.

Enkelejda Millonai
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I kthehet faqja në Facebook, Elisa Spiropali: S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë!

22:21 / October 23, 2026

Dorëheqjet në administratë/ A do të largohet Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën

21:58 / October 23, 2026

Turizmi ngadalëson ritmin/ Në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë

20:38 / October 23, 2026

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.