Mësohet se SPAK ka lëshuar disa urdhër arreste për krime të rënda dhe krim të organizuar. Për rrjedhojë, me urdhër të saj, Policia e Shtetit ka nisur një aksion në disa qytete të vendit.
Burime bëjnë me dije se në total Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 32 urdhër-arreste dhe policia po bën ekzekutimin e tyre. Operacioni është në vijim e sipër dhe priten detaja të reja në vijim.
Ndërkaq, 10 persona pritet që të vihen në pranga vetëm në qytetin e Elbasanit. Pas dëshmisë së dhënë nga Nuredin Dumani që pas arrestimit nga ana e forcave RENEA në qytetin e Fierit, ai ka çuar Drejtësinë tek persona që lidhen me shumë ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit.
