Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

SPAK mbyll hetimet, Berisha: Proces politik me kërkesë të Escobar, Yuri Kim dhe të Edi Ramës

14:24 / September 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”Një akt të paprecedentë, të bazuar në një piramidë fund e krye mashtrimi”, e cilëson Sali berisha hetimin ndaj tij dhe dhëndrit për çështjen Partizani. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama, prokurorët e SPAK dhe diplomatët amerikanë.

“Sot Edi Rama kreu i narkoshtetit shqiptar, Altini i pyetjes 1 mln euro dhe 3 apartamenteve si rrogëtar, ish-xhelati i policisë sekrete, Kraja, ndrikulla e bandave të rrezikshme simotra biologjike e Taulant Ballës i dorëzuan avokatëve të mi dosjen për klubin Partizani me akuzën për korrupsion pasiv për Sali Berishën, dhe të njëjtën por shtuar edhe larje parash për dhëndrin Malltezi. Ky akt i paprecedentë i bazuar në një piramidë fund e krye mashtrimi, falsifikimi dokumentesh dhe fshehje dokumentesh zyrtare do të gdhendet në memorien e kohës si një nga veprat më të shëmtuara të narkoshtetit në Shqipëri”.

Duke i akuzuar prokuroët si politikë dhe privatë të Ramës, Berisha tha se ata vepruan në shkelje të kushtetutës dhe ligjit. Kreu demokrat tha se ky proces, të cilin e quajti politik, erdhi pas kërkesës së diplomatëve amerikanë dhe Ramës. Berisha theksoi se pas 4 vitesh hetime nuk ka asnjë fakt dhe provë që të fajësojnë atë dhe dhëndrin e tij.

”Ky proces politik kundër Berishës erdhi pas kërkesës së përsëritur të diplomatëve të korruptuar amerikanë Escobar dhe Yuri Kim, pas kërkesës së Ramës në asamblenë e tij që Sali Berisha të persekutohej, ndiqej e penalizohej. Por sot pas 4 vitesh hetime shteruese ata që projektuan, porositën hetimin ndaj Berishës e dhëndrit të tij gjetën asnjë provë fakt e dokument e dëshmi që të fajësojnë Berishën e Malltezin. Kështu që do t’u mbetet turpi njëherë e përgjithmonë për aktet e tyre. Kjo akuzë është një piramidë mashtrimi që bazohet në shtyllat kryesore”.

Berisha spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026

“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

12:39 / October 24, 2026

Rudina Hajdari: Për të mirën tonë, duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”

10:50 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.