SPAK do të marrë nesër në pyetje ish-ministrin Lefter Koka, i cili prej katër muajsh është i arrestuar.
Lefter Koka u arrestua në dhjetor të vitit të shkuar pasi akuzohet nga SPAK se ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë rryshfet gjatë kryerjes së detyrës.
SPAK shpjegon se e gjitha lidhet me ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, ku Lefter Koka, në cilësine e ministrit të Mjedisit ka shkelur procedurat për dhënien e licencës dhe miratimin e vijimit të ndërtimit të objektit, ndërsa dy personat e tjerë, akuzohet se kanë pastruar para dhe kanë dhënë rryshfet në drejtim të Kokës me qëllim sigurimin e lejes për ndërtimin e inceneratorit. Pasi është miratuar ndërtimi i inceneratorit të Elbasanit, SPAK shprehet se kompaniatë “Albtek Energy” sh.p.k. dhe Integrated Technology Services” sh.p.k. kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën për duke faturuar punë fiktive me vlerë 3.6 milion euro.
Sipas SPAK, kjo shumë, pikërisht 3.6 milion euro i është dhënë në formë ryshfeti Lefter Kokës për shërbimet e bëra ndaj inceneratorit të Elbasanit, i cili u ndërtua në shkelje të të gjitha procedurave.
Po ashtu SPAK ka vendosur sekuestrimin e pasurisë të Kokës, konkretisht, “Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Durrës, e cila kap vlerën e 442.972 lekë, si pasuri ekuivalente me një pjesë të produkteve të veprës penale. Ndërkaq të dyja kompanitë janë vendosur në sekuestro preventive. Po kështu, janë sekuestruar edhe pasuri të tjera të Klodian Zotos dhe Stela Gugallit. Zoto dhe Gugullja akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” .
Ish-ministri akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale
