Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SPAK regjistron një tjetër hetim për Metën, këtë herë i përfshirë edhe vëllai i Kryemadhit

17:26 / August 29, 20226 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta dhe Monika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK ka nisur një tjetër procedim penal ndaj Ilir Metës e Monika Kryemadhit, ku këtë herë përfshihet edhe vëllai i Kryemadhit e kunati i Metës, Drini Kryemadhi. Procedimi mban numrin 137 ngre akuza për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe Drini Kryemadhit.

Procedimi është nisur pas kallëzimit të gazetarit Adriatik Doçi. Gazetari thotë se ka shoqëruar kallëzimin me provat e faktet mbështetëse, që sipas tij konfirmon pasurimin e Metës e Kryemadhit duke abuzuar me detyrën publike dhe koncesionet.

“Në 27 korrik 2022, pas interesimit tim, jam informuar se SPAK, në 25 korrik 2022, SPAK ka regjistruar procedimin penal nr. 137, për shpërodrim detyre, korrupsion dhe pastrim parash: Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion nga Prokuroria e Posaçme, informojmë si vijon: Mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Adriatik Doçi, kundër shtetasve Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Drini Kryemadhi dhe Nuri Peti, me datë 25.07.2022, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal Nr.137, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248, 259 dhe 287, të Kodit Penal”, thotë gazetari.

Kallëzimi bazohet në dhjetë pika kryesore, që lidhen me pagesat e majme të Drini Kryemadhit si pjesë e kompanisë së kolaudimit të automjeteve, SGS.

Drini Kryemadhi ka marrë 36 milionë lekë ose rreth 360 mijë USD nga kompania e kolaudimit SGS, në formë pagash, gjatë periudhës 2013-2020, me funksionin inxhinier mekanik.

Ai marrë një pagë disa herë më të lartë se sa inxhinierët e tjerë, madje në një periudhë kohe, më të lartë edhe se sa vetë CEO i SGS-së, një rast ky ndoshta unik në Ballkan. Konkretisht, paga e vëllait të Monika Kryemadhit rezulton 385,000 lekë/muaj ose rreth 4 mijë USD në muaj, ndërsa CEO i kësaj kompanie, Alexandros Michail rezulton me pagë 351,467 lekë.

Gjatë 7 viteve, Drini Kryemadhi ka shkuar vetëm disa ditë në punë, duke ngritur dyshime të arsyeshme se vëllai i Monikës është paguar nga SGS, me qëllim që Meta të mos i kërkonte zbatimin e kontratës dhe realizimin e investimeve, përmes Ministrisë së Transporteve, të cilën e kontrollonte LSI-ja.

Në shtator të vitit 2013, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të merrnin plotësisht nën kontroll Ministrinë e Transporteve dhe drejtorinë e targave dhe patentave, përmes dy të besuarve të tyre, Edmond Haxhinasto si ministër dhe Ylli Spahiu si drejtor, ky i fundit me dosje në SPAK. Në 21 nëntor të vitit 2013, Drini Kryemadhi fillon punë si një inxhinier i thjeshtë mekanik pranë SGS-së, por me një pagë marramendëse. Ministria e Transporteve ishte përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të koncesionit të konsideruar si skandaloz. Teksa vëllai i Monika Kryemadhit vijoi të merrte nga SGS një pagë më të lartë se sa kreu i shtetit shqiptar, kompania nuk u trazua nga ministria e kontrolluar nga Meta dhe Monika, edhe pse shkeli detyrimet që buronin nga kontrata, sidomos me investimet.

Si mos të mjaftonin 7 vite pagë me vlerë rreth 4 mijë USD në muaj, vëllai i Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi, ka marrë edhe shpërblime me vlerë të pazakontë tek kompania koncesionare SGS e kolaudimit të automjeteve, pranë të cilës rezulton i punësuar si mekanik. Drini Kryemadhi, në dhjetor të vitit 2020, në përfundim të kontratës së koncesionit monopol të kolaudimit të makinave, ka marrë nga SGS një shpërblim në vlerë 3.2 milionë lekë ose rreth 30 mijë USD.

Në vitet 2015 dhe 2016, Drini Kryemadhi ka kaluar rreth 13 mijë USD në llogaritë e LSI-së. Pra, nga njëra anë merrte para nga SGS-ja që favorizohej nga Meta, nga ana tjetër financonte partinë e drejtuar nga Meta. Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi deklaron se vëllai i saj Drini Kryemadhi, në vitin 2009 i ka shlyer një overdraft me vlerë 20 mijë euro. Nuk dihet burimi i parave të Drini Kryemadhi për blerjen e aksioneve në kompaninë e ndërtimit 180 mijë USD dhe 20 mijë euro për shlyerjen e borxhit për Monika Kryemadhin.

Kallëzimi ngre dyshimet se kompania koncesionare e kolaudimit të automjeteve (2009 – 2020) nuk ka përmbushur kontratën e firmosur me Ministrinë e Transporteve, sidomos për investimet. Kompania mori asetet e DPSHTRR, i futi një të lyer pikave shtetërore të kolaudimit, mblodhi miliona euro dhe iku.

Gjatë periudhës 10-vjeçare, Ilir Meta ka kontrolluar plotësisht dhe pjesërisht 7 vite Ministrinë e Transporteve dhe drejtorinë e patentave dhe targave, përmes Edmond Haxhinastos dhe Ylli Spahiut. Pse përfaqësuesit e LSI-së pjesë e ekzekutivit nuk morën masa ndaj SGS që të përmbushte detyrimet kontraktore? Duket qartë se SGS ka përdorur vëllanë e Monika Kryemadhit si mburojë për t’i shpëtuar llogaridhënies, kontrollit dhe masave për shkeljen e kontratës. Meqenëse SGS paguante vëllanë e Monikës, të besuarit e Metës, Haxhinasto dhe Ylli Spahiu, nuk mund të mbronin interesin publik para interesave private të SGS-së.

Disa muaj pasi u punësua në SGS, vëllai i Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi, në 13 maj 2014, i blen Maksim Demnerit 45 për qind të aksioneve të kompanisë së ndërtimit Tirana DKT, me vlerë rreth 180 mijë USD. Tre muaj më pas ia dhuron aksionet vjehrrit të tij, Nuri Peti. Në 17 janar të 2018, Nuri Peti ia dhuron aksionet sërish dhëndrit Drini Kryemadhi, duke i kthyer qokën. Kompania rezulton herë me humbje dhe herë me fitim modest, por dyshohet se ka shërbyer si maskë për lëvizjen dhe mbulimin e parave.
Ka dyshime të forta se kompania e ndërtimit Tirana DKT është futur në marrëdhënie financiare me SGS dhe se Nuri Peti i ka kaluar shuma të mëdha parash dhëndrit, Drini Kryemadhi, vëllait të Monikës.

“Meqenëse raportet financiare mes Nuri Petit dhe Drini Kryemadhit si dhe mes SGS dhe Tirana DKT konsiderohen nga bankat si konfidenciale, u takon organeve ligjzbatuese për të zbardhur këtë hallkë të fundit të këtij zinxhiri të lëvizjeve të parave”, shkruan gazetari Doçi.

Shtetasi Nuri Peti rezulton se ka disa transaksione me familjen e Drini Kryemadhit (të gjitha kalime fondesh nga Nuriu te Drini). Më 26.05.2011 Drinit i është kredituar llogaria me 60.000 Euro. Përshkrimi i transaksionit është: Kalim fondi nga Nuri Peti.Më 15.05.2012, Manjola Kryemadhit (bashkëshortja e Drinit) i kreditohet llogaria me 20.000.000 lek si kalim fondi nga Nuri Shaqir Peti. Më 24/04/2017 Nuri Peti i jep borxh Drinit 40.000 Euro. “Ku i mori paratë Nuri Peti?”, pyet gazetari, një pyetje që duhet t’i japë përgjigje SPAK.

Meta tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.