Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

SPAK tek Veliaj, Berisha: I diktuar nga revolta popullore

14:41 / December 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1733490148xwhatsapp image 2024 12 06 at 134741 429
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lëvizja nga SPAK ndaj familjarëve të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, sipas Sali Berishës, ishte i diktuar nga revolta popullore. Për të protesta e qytetarëve të Tiranës ka qenë e bazuar në fakte dhe dokumente që provonin se Veliaj kishte mashtruar publikisht duke dërguar shkresa në qeveri, në emër të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku merrte përsipër pagesën për djegësin e Tiranës. Ai akuzoi edhe kreun e SPAK, Altin Dumani se është në konflikt interesi me Erion Veliajn.

“Qytetarët e Tiranës kanë mbi 1 vit që protestojnë para hajdutit më të madh të bashkisë së Tiranës, zyrave të tij, Erion Veliajt. Kjo protestë ka qenë e bazuar në faktin se dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, provonin se Erion Veliaj kishte mashtruar publikisht duke dërguar shkresa në qeveri, në emër të Këshillit Bashkia të Tiranës, të pambledhur asnjëherë për atë çështje dhe në emër të Këshillit të Qarkut të Tiranës, të pambledhur asnjëherë për atë çështje, ku merrte përsipër pagesën për djegësin e Tiranës”.

Sipas tij, për këtë akt kriminal të Veliajt, lëshon urdhër-arresti për Arben Ahmetaj, i cili sipas Berishës e kishte kundërshtuar 5 herë kërkesën e Erion Veliajt. “Por kokën e Arben Ahmetajt e kërkonte në tepsi Linda Rama, dhe Edi Rama dhe urdhri u zbatua. Kjo është e vërteta. Unë kam qenë kritik për Arben Ahmetaj, por nuk mund të pranoj kurrë, që një njeri që e ka kundërshtuar 5 herë koncesionin e djegësit të Tiranës, të arrestohet dhe ai që ka mashtruar 5 herë të vazhdojë të kryejë detyrën. Por, Erion Veliaj i kishte kolegë ata, ishte imun si ndaj Arben Krajës, që nga një anë kishte mbesën, në anën tjetër nipin, të dy në zyrat e bashkisë dhe pas dy vitesh hetim, u kujtua të jepte dorëheqjen nga çështja, se ishte në konflikt interesi. E kuptoni ju apo jo”.

Berisha spak veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.