Pas akuzave që janë artikuluara kryesisht nga grupi i Sali Berishës, kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur i bindur se puna e prokurorëve po jep rezultate.
Në një takim që ka pasur në Shkodër, Dumani tha se SPAK po i jep fund pandëshkueshmërisë dhe po shkon përtej emrave apo pushtetit që kanë pasur disa individë.
Sa i përket akuzave për lidhje me qeverinë, Dumani tha se SPAK është një institucion krejtësisht i pavarur dhe këtë pavarësi e gëzon me fuqinë që i jep Kushtetuta.
“Kemi kapacitet për t’u përballur me grupet e strukturuara kriminale, kemi dhëne prova. Ne çdo ditë hetojmë, marrim persona në hetim. Ne po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë . Është e lodhshme, e vështirë, por ne po bëjmë pavarësisht emrit apo pushtetit që kanë pasur individët. Ne SPAK kemi ndryshuar filozofinë e kërkimit të provës me metoda speciale. Kemi përdorur të ardhurat nga pasuritë e konfiskuar dhe kemi investuar në teknologji”, tha Duamani.
