TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Tinka Kurti përlotet: Nuk i vjen më Teatrit një Mirush, disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde të shtëpia ime

19:27 / December 5, 2023

A u depozitua ari në Zvicër, në emër të Enver Hoxhës? Çfarë thotë dëshmitari okular

19:08 / December 5, 2023

Berisha non grata, Basha takon ish-zëvendëspresidentin amerikan: Me ndihmën e SHBA do t’ia dalim të ndryshojmë Shqipërinë

18:54 / December 5, 2023

Qeveria italiane miraton projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët

18:38 / December 5, 2023

Mendoni të festoni jashtë? BE paralajmëron: Rrezik i madh nga sulmet terroriste për Krishtlindje

18:28 / December 5, 2023
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

SPAK vë në pranga gjyqtaren Mimoza Markgjeka

14:48 / September 9, 20205 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mimoza Margjeka, e komanduar si gjyqtare në Apelin e Durrësit, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka përfituar 6 mijë ruo, në mënyrë të paligjshme për të nxjerrë nga qelia personin e identifikuar si Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

Bali, për të dalë nga burgu, përmes avokatit të tij, Skënder Demiraj ka kontaktuar me bashkëshortin e gjyqtares Margjeka, Arben Cara, duke i transferuar kështu edhe 6 mijë euro. Në këtë mënyrë, ai la qelinë dhe doli në “arrest shtëpie”. Në lidhje me këtë ngjarje, është caktuar masa e ‘arrestit me burg’ edhe për:

-Nejton Balin dhe Klaudjo Zhillën, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal.

-Arben Carën, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç e 25 i Kodit Penal.

– Ndërsa në “arrest shtëpie”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, u la shtetasi Skënder Demiraj (avokati), i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal.

Por, kush është gjyqtarja Mimoza Margjeka?

Valbona Sako, kandidatja e PS-së që fitoi në Durrës në zgjedhjet e 30 qershorit, nuk e mori mandatin pasi gjyqtarja Mimoza Margjeka vendosi të mos ja japë. Sipas Margjekës shkak për mosdhënien e mandatit është regjistrimi i kandidates tjetër të BD-së për kreun e Bashkisë, Valbona Sakollari, jashtë afateve të përcaktuara me ligj. Ndërkohë, portalet dhanë një tjetër shkak për mosdhënien e mandatit. Gazeta Tema shkruante se bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka është një simpatizant i flaktë i PD-së dhe se kjo gjë ka ndikuar në vendimin e Margjekës. Madje, e njëjta medie publikoi edhe foton e Carës me dy gishtat lart.

NJOFTIMI I SPAK: 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.186/2020. Në kuadër të hetimeve të kryera për këtë procedim penal, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, (Drejtorinë Hetimore Qendrore), nëpërmjet përdorimit të metodave proaktive dhe të posaçme të hetimit, është bërë i mundur evidentimi dhe dokumentimi i një akiviteti korruptiv në sistemin e drejtësisë.

Konkretisht ka rezultuar se shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj (me profesion avokat), në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal, duke i dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal. Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, për këtë shtetas.

Mbështetur në provat e administruara dhe pas kërkesës së prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin nr. 92 datë 05.09.2020 ka caktuar :

Masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasve Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal.

Masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit Arben Cara, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç e 25 i Kodit Penal.

Masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit Skënder Demiraj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal.

Masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Procedurës Penale, ndaj shtetases Mimoza Margjeka, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç e 25 i Kodit Penal.

Sot, në datë 09.09.2020, Policia e Shtetit ka ekzekutuar vendimin e gjykatës që cakton masat e sigurimit personal, duke arrestuar shtetasit e mësipërm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Tinka Kurti përlotet: Nuk i vjen më Teatrit një Mirush, disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde të shtëpia ime

19:27 / December 5, 2023

A u depozitua ari në Zvicër, në emër të Enver Hoxhës? Çfarë thotë dëshmitari okular

19:08 / December 5, 2023

Qeveria italiane miraton projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët

18:38 / December 5, 2023

Mendoni të festoni jashtë? BE paralajmëron: Rrezik i madh nga sulmet terroriste për Krishtlindje

18:28 / December 5, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Tinka Kurti përlotet: Nuk i vjen më Teatrit një Mirush, disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde të shtëpia ime

19:27 / December 5, 2023

A u depozitua ari në Zvicër, në emër të Enver Hoxhës? Çfarë thotë dëshmitari okular

19:08 / December 5, 2023

Qeveria italiane miraton projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët

18:38 / December 5, 2023

Mendoni të festoni jashtë? BE paralajmëron: Rrezik i madh nga sulmet terroriste për Krishtlindje

18:28 / December 5, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Tinka Kurti përlotet: Nuk i vjen më Teatrit një Mirush, disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde të shtëpia ime

19:27 / December 5, 2023

A u depozitua ari në Zvicër, në emër të Enver Hoxhës? Çfarë thotë dëshmitari okular

19:08 / December 5, 2023

Berisha non grata, Basha takon ish-zëvendëspresidentin amerikan: Me ndihmën e SHBA do t’ia dalim të ndryshojmë Shqipërinë

18:54 / December 5, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.