TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Familja mbretërore njofton ndryshimet e reja në mediat sociale për të festuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth

00:01 / May 27, 2022

Mjekët paralajmërojnë: Shmangni përdorimin e tepërt të paracetamolit

23:55 / May 26, 2022

Tjetër arritje/ Adrola Dushi fytyra e re e NARS

23:48 / May 26, 2022

Ashpërsohen luftimet në Ukrainë, situatë e rëndë në rajonin e Donbas

23:41 / May 26, 2022

Doli para plumbave për të shpëtuar nxënësit e saj, bashkëshorti i mësueses vdes dy ditë pas ngjarjes

23:37 / May 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Spanja ofron tre ditë pushim në punë për gratë që vuajnë nga dhimbjet menstruale

15:59 / May 12, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Spanja do të bëhet vendi i parë perëndimor që do të ofrojë ‘leje menstruale’ deri në tre ditë në muaj për gratë që vuajnë nga dhimbjet.

Sipas Shoqatës Spanjolle të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, rreth një e treta e grave që kanë menstruacione vuajnë nga dhimbje të forta të njohura si dismenorrhea, me proporcion në rritje nëse llogaritet edhe dhimbja para menstruacioneve.

Qeveria spanjolle do të miratojë masën javën e ardhshme, njoftoi stacioni radiofonik Cadena Ser.

Sipas paketës së reformës që do të kalojë në mbledhjen e ardhshme të kabinetit të Spanjës, shkollave do t’u kërkohet gjithashtu të sigurojnë pako higjenike për vajzat që kanë nevojë për to.

Sekretarja e Shtetit për Barazinë dhe Kundër Dhunës Gjinore, Ángela Rodríguez, njoftoi një paketë masash për të garantuar shëndetin dhe higjenën, në të cilën përfshihej edhe dhënia e lejes për gratë që kryejnë një abort.

“Të drejtat që lidhen me shëndetin menstrual nuk janë diskutuar kurrë dhe të dhënat janë rrëqethëse. Një në katër gra nuk mund të zgjedhë produktet e higjienës femërore që dëshiron të blejë për arsye financiare. Për këtë arsye ne propozojmë që ato të shpërndahen pa pagesë në qendrat arsimore dhe sociale.”- tha Rodríguez për El Periodico.

Shumë gra me menstruacione vuajnë nga dhimbje të forta të njohura si dismenorrhea, e cila mund të jetë shumë shqetësuese.

“Është e rëndësishme të sqarohet se çfarë është një periudhë e dhimbshme, nuk po flasim për një shqetësim të lehtë, por për simptoma serioze si diarre, dhimbje koke të forta, temperaturë”, tha Rodríguez.

“Nëse dikush ka një sëmundje me simptoma të tilla i jepet një paaftësi e përkohshme për punë, kështu që e njëjta gjë duhet të ndodhë me menstruacionet – duke lejuar një grua me menstruacione shumë të dhimbshme të qëndrojë në shtëpi,”- shtoi ajo.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Familja mbretërore njofton ndryshimet e reja në mediat sociale për të festuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth

00:01 / May 27, 2022

Doli para plumbave për të shpëtuar nxënësit e saj, bashkëshorti i mësueses vdes dy ditë pas ngjarjes

23:37 / May 26, 2022

Arrestohen 7 shqiptarë në Parma, paratë i ‘pastronin’ në Shqipëri

23:27 / May 26, 2022

Miliarderi dhe gjeniu që shpiku Formula 1 kapet me armë zjarri në Brazil

23:08 / May 26, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

I vuri zjarrin banesës së tij, dërgohet në spital 42 vjeçari

23:31 / May 26, 2022

Dy adoleshente dhe një invalid në Lushnje pësojnë aksident pasi i ndoqi policia me makinën që kishin vjedhur!

23:13 / May 26, 2022

Berisha non-grata/ Plas debati në studio mes analistëve, Lubonja-Zekthit: Ça informacionesh ke mo?

22:09 / May 26, 2022

Vrasja brenda komisariatit, çfarë tha polici dëshmitar

21:40 / May 26, 2022
Te fundit

Familja mbretërore njofton ndryshimet e reja në mediat sociale për të festuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth

00:01 / May 27, 2022

Mjekët paralajmërojnë: Shmangni përdorimin e tepërt të paracetamolit

23:55 / May 26, 2022

Tjetër arritje/ Adrola Dushi fytyra e re e NARS

23:48 / May 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.