Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez deklaroi këtë të premte se Spanja është e gatshme të pranojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sipas rekomandimit të Komisionit Evropian të 2016-ës.
“Spanja luan rol konstruktiv dhe jemi të hapur për aprovimin e heqjes së vizave për Kosovën”, ka thënë ai në një konferencë për media në fund të samitit të Këshillit Evropian në Bruksel, që një ditë më parë pati një takim me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, shkruan “europapress”.
Këshilli Evropian ende nuk i ka dhënë dritën jeshile Kosovës për shkak se pesë shtete anëtare, si Spanja, Qiproja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia, nuk e njohin Kosovën si të pavarur.