Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Spanja regjistron pranverën më të nxehtë në histori

17:32 / June 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ujjj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pranvera e këtij viti ishte më e nxehta dhe dyta më thatë në Spanjë, që kur ky shtet ka nisur të regjistrojë temperaturat më 1961. Gjatë pranverës, temperaturat në Spanjë kanë qenë më të larta se mesatarja dhe ky trend pritet të vazhdojë gjatë kësaj vere, tha Ministria spanjolle e Mjedisit dhe agjencia shtetërore për mot.

Spanja ende po përballet me një periudhë të gjatë të thatësirës që ka prekur prodhimin bujqësor, përfshirë edhe sektorin kyç të vajit që përbën pothuajse gjysmën e prodhimit botëror. Moti i nxehtë dhe i thatë sjellin rreziqe shtesë dhe studimet kanë treguar se ndryshimet klimatike kanë rritur rrezikun e zjarreve të egra.

Në mbarë Spanjën, temperaturat mes 1 marsit dhe 1 qershorit ishin mesatarisht 14.2 gradë Celsius, tha Ministria e Mjedisit. Këto temperatura ishin për 1.8 gradë më të larta sesa mesatarja e regjistruar mes vitit 1991-2020 dhe 0.3 gradë më e lartë sesa rekordi paraprak i regjistruar më 1997.

Sipas autoriteteve spanjolle, provinca jugore e Kordobës në prill regjistroi rekord të ri të temperaturave, prej 38.8 gradë Celsius.

“Po mësohemi me thyerjen e rekordeve”, tha Ruben del Campo, zëdhënës për agjencinë kombëtare të motit, AEMET. Ai shtoi se në tre nga katër stinët e fundit – vera dhe vjeshta e vitit 2022 dhe pranvera e vitit 2023 – ishin më të nxehtat në historinë e këtij shteti.

Pranvera e këtij viti ishte e dyta më e thatë në historinë e Spanjës, pasi deri në mes të majit, në këtë shtet nuk pati pothuajse fare reshje shiu, tha Del Campo.

Sipas agjencisë AEMET, Spanja ka “shumë gjasa” që edhe një herë të përballet me një verë më të nxehtë se zakonisht gjatë këtij viti, veçmas në pjesën lindore të shtetit dhe në ishujt spanjoll.

AEMET ka parashikuar se ka shumë gjasa që kjo verë të jetë një prej pesë më të nxehtave në tri dekadat e fundit.

Më 2022, Spanja regjistroi temperaturat më të larta gjatë gjithë vitit dhe u godit nga tri valë të të nxehtit që zgjatën për 41 ditë./ Rel

pranverë spanja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrëzohet avioni ushtarak në Greqi, vdesin dy pilotë

18:34 / September 5, 2026

Rusia sulmon aeroportet ukrainase

18:09 / September 5, 2026

Italia dhuron 160 mijë viza për rusët: A rrezikohet vendi nga agjentët e Moskës?

18:18 / September 4, 2026

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kosova duhet t’i japë fund paralizës politike! Uniteti kombëtar, më i rëndësishëm se kurrë

10:48 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.