Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kampionati Botëror

Spanja skualifikohet nga Botërori, Maroku kualifikohet për në çerekfinale

18:57 / December 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
marok spanje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Maroku është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Botës pasi ka eliminuar në turin e parë me eliminim direkt Spanjën.

Pas 120 minutave pa gol, sfida u vendos nga penalltitë, aty ku spanjollët goditën tre dhe nuk shënuan asnjë, ndërsa marokenët shënuan 3 nga 4 dhe fituan 3-0.

Padyshim protagonist portieri Bono, që përveç pritjeve gjatë lojës, ndali edhe dy penallti, ndërsa në të parën pati edhe ndihmën e shtyllës, ndërsa Spanja kthehet në shtëpi kokulur, me një rrugëtim që u mbyll shumë më shpejt sesa mund të imagjinohej.

Prishen kështu llogaritë e Luis Enriques, që preferoi humbjen ndaj Japonisë për të shmangur Kroacinë në fazën e 1/8-ave, por edhe me Marokun nuk ia doli të shkojë në çerekfinale, ndërsa suksesi i afrikanëve do të festohet gjatë edhe në Gjermani.

Sa i takon kronikës së pjesës së parë, shkëndija e parë erdhi nga Maroku. Ishte Achraf Hakimi që tentoi të surprionte portierin Unai Simon me anë të një goditje dënimi, megjithatë topi nuk iu bind mbrojtësit dhe përfundoi larg kuadratit. Më pas ishte Spanja ajo që u kundërpërgjigj me anë të Asensios, por goditja e futbollistit të Real Madrid gjeti vetëm rrjetën e jashtme të portës së mbrojtur nga portieri Bono.

Në fundin e pjesës së parë, kombëtare afrikane u bë sërish “kërcënuese” dhe Mazaraoui provoi nga distanca me Simon që reagoi mirë ndërsa në të 42-tën, Aguerd me kokë nuk gjeti kuadratin e spanjollvëe nga fare pranë. Kështu, 45-minutat e para u mbyllën në barazim 0-0, ndërsa në fraksionin e dytë, loja ishte tepër e kujdesshme nga të dyja skuadrat që kërkonin të mos gabonin.

Spanja ishte ajo që kishte më tepër iniciativën, por me gjithë qarkullimin e dendur të topit nuk ia doli të krijonte asnjë rast të rrezikshëm. Ishte Morata në një rast që provoi në zonë, por topi i goditur me kokë nga sulmuesi nuk kishte saktësi dhe në këtë formë 90-minutat u mbyllën në barazim me sfidën që iu drejtua kohës shtesë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.