Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

Spanjë-Itali, llogaritjet e mundshme të rezultateve në grupin e Shqipërisë

12:41 / June 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spanje Itali 770x433 1 752x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Spanjë-Itali sot, nuk është një ndeshje që përcakton vetëm fatet e këtyre skuadrave.

Kjo është një përballje me interes të madh edhe për rivalët e tjerë të grupit, për Shqipërinë tonë dhe për Kroacinë, të cilat kanë vetëm 1 pikë në renditje pas barazimit të fundit mes tyre në Hamburg.

Spanjollët, të cilët fituan ndeshjen e parë ndaj kroateve 3 me 0, sonte mund të presin zyrtarisht biletën për në fazën tjetër.

Konsiderohen në letër favorite kundër axurrëve për shkak të repartit ofensiv më të mirë.

Iberikët mbështeten te talentët Uilliams dhe Lamin Jamal, por edhe eksperienca e Alvaro Morates, patjetër pa harruar mesfushën e bukur të udhëhequr nga Rodri dhe Pedri.

Në krahun tjetër i njëjti diskutim vlen edhe për Italinë, edhe ajo skuadër që mund të presë një biletë të shpejtë për në fazën tjetër në rast se mund spanjollët.

Kampionët e Evropës në fuqi kanë 3 pikë pas suksesit ndaj Shqipërisë dhe sonte luajnë të paktën për të mos humbur.

Trajneri Spaleti nuk ka problem me organikën e do të vazhdojë t’i besojë të njëjtit formacion si kundër kuqezinjve.

Në letër Shqipërisë në takimin e madh të grupit B, do t’iu interesonte ndoshta një fitore e Spanjës, e cila do të vinte në datë 24 qershor në Dyseldorf kundër kombëtares tone si e kualifikuar, dhe ndoshta duke mos luajtur me linjën e parë të lojtarëve titullarë.

llogaritjet Spanjë-Itali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I dënuar me mbi 2 vite burg nga Gjykata e Fierit për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 50-vjeçari

10:48 / May 3, 2026

Vllaznia-Tirana, përleshje në tribunën e tifozëve bardheblu

22:41 / August 25, 2024

Renditja e FIFA-S, “Euro 2024” nuk ndikon për Shqipërinë

14:37 / July 18, 2024

UEFA përzgjedh ndeshjen Shqipëri – Kroaci në 10 sfidat më të bukura të Euro 2024. Ku të votoni

10:16 / July 18, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.