Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Spanjë, opozita refuzon planin për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

21:35 / October 26, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spanje111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Konservatore spanjolle kundërshtoi sot njëzëri planin e qeverisë për t’i kërkuar parlamentit zgjatjen me gjashtë muaj të gjendjes së jashtëzakonshme aktuale.

Vendimi pason deklaratën e qeverisë së pakicës për një gjendje të jashtëzakonshme dyjavore, me qëllim krijimin e bazës ligjore të nevojshme për të vendosur kufizime më të ashpra.

Ndërsa njoftonte të ashtuquajturën gjendje alarmi, nivelin e tretë më të lartë të urgjencës kombëtare, kryeministri Pedro Sanchez tha se shpresonte të ishte në gjendje ta zgjaste atë deri më 9 maj, me mbështetjen e parlamentit.

Por lideri i opozitës, Pablo Casado tha se gjendja e jashtëzakonshme duhet të zgjasë jo më shumë se tetë javë, deri në mes të dhjetorit, në një përpjekje për të shpëtuar Krishtlindjet.

Megjithatë, çdo zgjatje e mëtejshme përtej dy javëve do të ketë nevojë për miratim parlamentar, sipas kushtetutës.

Spanja është një nga vendet më të goditura në Europën Perëndimore nga pandemia.

Deri më tani, janë regjistruar më shumë se 1 milion persona të infektuar dhe pothuajse 35 000 të vdekur nga COVID-19.

Opozita refuzon masat Spanje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Marrëveshje e re SHBA-Danimarkë-Groenlandë, Trump: Do ndërtojmë dy baza të mëdha ushtarake

21:58 / September 22, 2026

Krah Melanias, Trump mbërrin në OKB dhe përplaset me gazetarët e CNN: Nuk duhet të ishit këtu

21:20 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Trump TV nis transmetimet, përshkallëzohet përplasja e presidentit amerikan me mediat

10:34 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.