Ish-deputeti i PS-së Spartak Braho shprehet se mazhoranca do ta zgjedhë që të shtunën Presidentin e ri dhe se ajo do të jetë një grua.
Edhe pse nuk përmed një emër konkret, Braho deklaron se kreu i ri i shtetit do të jetë një ish-ministre që ndërkombëtarët e kanë pranuar pjesë të strukturave euroatlantike. Duket se Braho i referohet, ish-ministres demokrate, Majlinda Bregut, aktualisht sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
“Do zgjidhet në raundin e katërt, do jetë një zonjë që gjuante djathtas e priste majtas që ndërkombëtarët e kanë pranuar se pjesë të strukturave euroatlantike dhe që origjinën e ka nga Durrësi. Ish-ministre? Ish-ministre”, tha Braho
Në seancën e së shtunës në orën 18:00, emri që do te propozojë mazhoranca i duhen vetëm 71 vota që të marrë postin e Presidentit. Ky mister do te zgjidhet të premten në orën 17:00 në mbledhjen e kryesisë së PS të thirrur nga kryesocialisti Rama.
