Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spartak Ngjela / Nëse të korruptuarit e politikës kandidojnë në zgjedhje, pushtetin do e fitojë krimi

21:46 / January 31, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngjela s
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Nga Spartak Ngjela

Nëse të korruptuarit e lartë të politikës shqiptare, të gjithë me rekorde kriminale, do të kandidojnë në zgjedhjet e këtij prilli; krimi i organizuar fiton pushtet të ri politik, dhe reforma antikorrupsion rrezikohet.

Por, me këtë rast duhet thënë se, po të ndodhë kjo, politika amerikane dështon përpara vështrimit shpresëdhënës që vetë ajo ua ka ofruar shqiptarëve.

A ka mundësi të dështojë kjo politikë në Tiranë, kur dihet se ajo mbështetet tek e vërteta dhe kur dihet gjithashtu se tani gjithçka është e provuar?

l.Na duhet të theksojmë me kast se, në këtë luftë antikorrupsion në Shqipëri, gjithçka, forcën e vet e merr tek e vërteta.

Që nga Sokrati, e deri në ditët e sotme, idea themelore është kjo: a clear knoëledge of the truth is essential for the right control of life – njohja e pastër e të vërtetës është thelbësore për kontrollin e drejtë të jetës.

E pra, në funksion të së vërtetës si kontroll i saktë për gjithçka, a mund të dështojë politika amerikane në Shqipëri, në një moment moral si ky?

Dështimi i politikës amerikane në luftën antikorrupsion në Shqipëri, as që mund të mendohet, sepse ajo është e sigurt te e vërteta e faktuar me provat ligjore që po disponon, për të gjithë korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri.

Sot, të korruptuarit e pushtetshëm i ka mundur përfundimisht e vërteta. Ata kanë bllokuar zhvillimin normal të Shqipërisë; dhe ky është tani një fakt historik.

ll.Atëherë, si do të precipitojnë ngjarjet politike gjatë kësaj periudhe parazgjedhore në Shqipëri?

A do të fillojë “ofensiva” ligjore për penalizmin e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri? Ofensiva sigurisht që do të fillojë.

Pas fillimit të kësaj ofensive, që kuptohet se është një gjë e sigurt, sa do të janë krerët e eliminuar të të dy partive të mëdha dhe të LSI-së?

Mbas eliminimit të klikës politike të korruptuar, që nuk është numur i vogël, si do të operohet me lidërshipet e partive të mëdha, të cilat, pa krerët aktualë, iu duhen zëvendësime kongresuale?

Për faktin që do të duhen ribërë kongrese apo lloje te tjera zgjidhjesh për lidërshipet e partive të mëdha, çfarë do të bëhet me datën e zgjedhjeve?

Për këtë shkak, a do të duhet të shtyhet data e zgjedhjeve?

lll.Këto janë pyetjet racionale që, si rrjedhim logjik, ngrihen për këtë kohë që po vjen. Në tërësinë e tyre, këto pyetje e kanë përgjigjen brenda. Por, ajo që na duhet të sjellim këtu si sqarim logjik, është kjo dilemë: a jemi të sigurt ne që në këtë kohë do të fillojë me hap të sigurt hetimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri?

Ne ndërkohë i kemi të gjitha ligjet e reformës antikorrupsion, të cilat kanë dalë mes forcës së politikës amerikane, prandaj hetimin e korrupsionit të lartë shtetëror e shohim si një proces të sigurt. Tani në Shqipëri është i krijuar sistemi juridik antikorrupsion; sepse korrupsioni i lartë shtetëror nuk mund të luftohet pa një sistem juridik adekuat.

Po politikisht, çfarë po ka në favor reforma antikorrupsion në Shqipëri?

Këtu duhet të sjellim tani provën e re të politikës amerikano-gjermane, e cila doli këto ditë nga biseda Biden-Merkel, për Ballkanin Perëndimor.

Cila ishte kjo?

Të dy krerët e lartë të politikës pendimore u shprehen qartë këto ditë në bisedën e tyre kur thanë: “do largojmë Rusinë nga Serbia dhe nga i gjithë Ballkani Petëndimor”. Por, pikërisht për këtë, brenda këtij qëllimi, qëndron edhe lufta kundër kurrupsionit të lartë në Shqipëri, sepse dihet tani që korrupsioni shqiptar mbështetjen politike e ka në Moskë.

lV.Përfundimisht, duke i sjellë në arsyetimin tonë të gjitha argumentet që trajtuam më lart, duke parë realisht dhe të gjitha shenjat dhe ndërhyrjet që po bën përditë politika amerikane në lidhje me antikorrupsionin, shkojmë te bindja që, personat që janë me rekorde kriminale dhe të korruptuarit, nuk do të kenë mundësi ligjore që të mund të kandidojnë për deputet në zgjedhjet e prillit të këtij viti.

Për këtë rast, na duhet të theksojmë gjithashtu se: të gjjthë personat e korruptuar janë të identifikuar me provat e ardhura nga shërbimet speciale, në dosje të veçanta,

Kjo mendoj se është edhe përgjigjia e saktë e pyetjeve të ngritura përgjatë këtej punimi të shkurtër.

Atëhetë, na duhet të konkludojmë se: Shqipëria po ndodhet në pragun e pastrimit të madh ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.