Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime në politikë: Elisabeta Imeraj është mbrojtur hapur nga politika amerikane! Ajo ka trembur shumë sot në Tiranë, ja si e goditi hapur Lulzim Bashën

22:13 / April 9, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngjela s
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar për krizën në aeroportin e Rinasit. Ai ka bërë fajtor presidentin ilir Meta, duke deklaruar se tentuan të bllokojnë stërvitjen e ushtrisë amerikane. 

Ngjela shkruan se arrestimi i politikanëve të korruptuar, të nivelit ministror e më tej, duhet të fillojë gjatë kësaj kohe, kur forcat perëndimore në Shqipëri janë shumë të forta.

Postimi i plotë i Ngjelës

“Shqipëria merr pjesë në stërvitjen ushtarake të NATO-s, Defender 21, në Ballkan. Ajo fillon në 26 prill të këtij viti.

Në të njëjtën kohë…

Prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj, duke goditur hapur Lulzim Bashën, tregoi dje se akuza kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri është drejt aktivizimit të saj. Sepse përgjigja që ajo i dha Lulzim Bashës, kur i shkroi që: “mua nuk më trembin dot kriminelët si Lulzim Basha që ka dosje në Prokurorinë e Tiranës”, duhet të ketë trembur shumë sot në Tiranë, e kudo nëpër Shqipëri .

Por çfarë po ndodh realisht në këto momente historike, të cilat janë shumë të rëndësishmet për Shqipërinë?

l.

1. Rusinë e ka shqetësuar shumë stërvitja ushtarake në Ballkan, që fillon në 26 prill të këtij viti; dhe, që është me një theks të veçantë ushtarak, sidomos në Shqipëri.

Është pikërisht kjo arsyeja që pardje u sulmua aeroporti i Rinasit. Rusët, bashkë me kaqolët e këtushëm të politikës së lartë shqiptare, duke bllokuar aeroportin e Tiranës, menduan të ndalonin ardhjen e trupave amerikane në Shqipëri.

E patë si përfunduan? Hahahaha

2. Në lidhje me këtë, NATO sot vendosi që kulla e Aeroportit të Rinasit të kontrollohet nga ekspertë kontrollorë ajërorë amerikanë. Këta vijnë këto ditë në Tiranë.

3. Amerikanët, kullën do ta mbajnë në vrojtim krejt amerikan deri në fund të korrikut të këtij viti, njëlloj si përgjatë vitit 1997.

4. Prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj i thotë sot Lulzim Bashës kriminel me dosje në Prokurorinë e Tiranës, në një kohë kur po mbërrijnë trupat amerikane në Shqipëri.

Por, edhe prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj është mbrojtur hapur nga politika amerikane.

5. Ekspertiza amerikane po thotë se Aeroporti i Rinasit është sulmuar nga njerëzit e Ilir Metës dhe nga persona të tjerë që janë kundër stërvitjes ushtarake të NATO-s në Ballkan.

Atëherë?

ll.

Si përgjigje analitike e të pesë pikëve të më-sipërme, mund të themi se, arrestimi i politikanëve të korruptuar, të nivelit ministror e më tej, duhet të fillojë gjatë kësaj kohe, kur forcat perëndimore në Shqipëri janë shumë të forta.

Prandaj…

Shqiptarë: Prisni të shikoni shpëtimin tuaj nga banditizmi qeveritar i korruptuar që po e drejton Shqipërinë në 30 vjet. Ai po vjen”.

arrestime Elisabeta Imeraj spartak ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.