Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Spartak Ngjela / Pse Ilir Meta duhet shkarkuar, tani ndodhet afër fundit…

20:43 / November 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngjela22
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Spartak Ngjela

Presidenti është në hall. Është i kërcënuar nga reforma në drejtësi dhe po kërkon të shkatërrojë shtetin. Duhet të shkarkohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Bishti i maces së egër duhet prerë me një të rënë, dhe jo pjesë-pjesë. Kështu na kanë thënë teoricienët e mëdhenj të shtetit demokratik në kohët moderne.

l. Presidenti do shkarkohet, por ky nuk është fundi i botës. Nuk mund të jetë më President i Republikës në këtë kohë ky individ i papranueshëm për shqiptarët.
Në një proces penal do shkojë, por ai mendon se mund të fitojë gjyqin në Gjykatën Kushtetuese, ashtu siç bëri me dy gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, kur pushoi çështjen e 700 mijë eurove korrupsion.
Të dy ish gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, sapo të fillojë procesi reformues, duhet të shkojnë nën akuzë, për çlirimin e padrejtë nga akuza të Ilir Metës.
Kjo është e vërteta.

ll. Meta nuk shpëton dot, sepse është nga krerët e politikës shqiptare që e ka dëmtuar shumë shoqërinë shqiptare.Tani është në fund.
Mazhoranca duhet të operojë menjëherë.
Gjykatën Kushtetuese, të rizgjedhur nga Kuvendi, e ka përshëndetur politika e lartë amerikanë.
Nga kush mendojnë ta marrin mendimin juridike për këtë çështje institucionet shqiptare?

lll. Kurse mazhoranca socialiste ka gabuar rëndë që nuk e ka shkarkuar deri tani Ilir Metën. Parlamenti duhej ta kishte votuar shkarkimin e tij, sepse ashtu, Meta, do të ishte pa forcë jurudike, derisa të shkonte në Gjykatën Kushtetuese.

Nuk mund të jetë president i shqiptarëve një dekandencë morale si Ilir Meta. Ka dëmtuar dhe po kërkon me çdo mjet të dëmtojë Shqipërinë dhe shqiptarët. I duhet treguar vendi me forcën e shtetit…

Meta tani nuk shpëton dot më nga akuzat për korrupsion. Çështja e tij është një çështje e mbyllur: shqiptarët e duan nën akuzë keqbërësin e tyre shumëvjeçar. Ky është realiteti.

Kurse për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti ka konflikt interesi, dhe, të gjitha shkeljet që po bën, e rëndojnë edhe më shumë në akuzën penale që po i vjen si proces.
Presidenti Meta do të shkarkohet. Kjo është sot praktikë e mbyllur, prandaj ai nuk ka çfarë t’i bëjë dot as Shqipërisë, dhe as shqiptarëve.

spartak ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.