Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Spartak Ngjela: Tre lëvizjet e forta që tregojnë se tani fillon drejtësia, prisni dhe shikoni…

18:24 / May 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngjela s
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Spartak Ngjela

Gërdeci u riçel si proces penal. Koha po i ndih drejtësisë.Njëzetetë hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit fillojnë punën këto ditëIlir Meta po shkarkohet nga detyra e Presidentit të Republikës.Në fakt, këto janë tri ngjarje që tregojnë se tani filloi me ritëm profesional procesi i hetimit të korrupsionit të lartë shtetëror.

l.Duke u nisur nga trinia e më sipërme, na duhet të arrijmë në gjykimin se: në Shqipëri, lufta kundër korrupsionit të lartë filloi konkretisht.Shqiptarët po e prisnin këtë fillim, por ky tani është një reaksion zinxhir, reaksion që do të sjellë çlirimin e Shqipërisë dhe shpëtimin e shqiptarëve.Reaksioni zinxhir zhvillohet nëpër reaktorë bërthamorë. Në këtë rast, gjatë reaksionit, çlirohen dy lloj energjish: fisioni, që çliron energji me neutrone të ngadaltë, por njëherësh çlirohen edhe 2-3 neutrone te shpejtë, te cilët mund te kryjenë ndarje te reja nëpër bërthama të tjera. Kjo ndarje e rrit numurin e berthamamave te ndara sipas nje progesioni gjeometrik. Ky lloj reaksioni quhet reaksion zinxhir.Kjo po ndodh edhe në Shqipëri.

Shpëtimi i Shqipërisë do vijë më vonë, kurse reaksioni bërthamor ka çliruar tashmë tre organet specialë ( Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit), dhe këta janë tre neutronet, të cilat, shumë shpejt, nuk do t’i ndajnë, por do t’i shkatërrojnë me shpejtësi bërthamat e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.ll.Në fakt, na duhet të theksojmë se kjo është vetë arsyeja e kohës sonë, e cila filloi të funksionojë konkretisht.Duhej pritur deri sa të vinte kjo kohë, sepse pa u pastruar më parë pushteti gjyqësor nga korrupsioni, nuk mund të goditej korrupsioni i lartë shtetëror.

Domethënë, si një sistem i studiuar, duhej të ishte reforma në drejtësi e para, e cila do të vijonte me reformën antikorrupsion.Dhe tani, që gjithçka ka ardhur brenda sistemit, reforma antikorrupsion filloi konkretisht.Shenjat janë se, e para do të shkatërrohet “bërthama Meta”, e mandej do të fillojë shkatërrimi i bërthamave të tjera korruptive. Sepse kjo do të jetë një kohë me pulsacione, e cila do të vijojë e tillë, me rritem të shpejtë, deri në muajin shtator të këtij viti.Por, për pasojë, sa mund të jetë numri i deputetëve të sapozgjedhur që nuk do të lejohen të hyjnë në parlamentin e ri, si pasojë e procesit penal që do të vijojë i rreptë kundër tyre?Prisni dhe shikoni…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.