Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

22:25 / June 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngjela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela deklaron se Vuçiç bëri një gabim foshnjarak, duke nxitur serbët e Veriut të Kosovës për të mos marrë pjesë në zgjedhje.  I ftuar në “Top Story”, Ngjela tha se nuk ka gabim ligjor me zgjedhjet në veri sepse në momentin që bojkoton zgjedhjet je i predispozuar të humbasësh, duke i dhuruar fitoren pakicës.

Avokati e konsideroi Vuçiçin njeri të pavlerë dhe vegël të Millosheviçit, ndërsa theksoi se politika amerikane s’e ka braktisur Kosovën. Sipas Ngjelës, Amerika nuk mund të braktis shqiptarët sepse pa mbështetjen e tyre në Ballkan, e ka të humbur luftën me Rusinë.

“Duhet ta shikojmë problemin nga një optikë më racionale dhe më faktike. Së pari ka ndodhur që një palë ka abstenuar nga zgjedhjet. Zgjedhjet janë kujdesenca e demokracisë.

Ata nuk morën pjesë në zgjedhje dhe kjo ishte në favor të shqiptarëve. Nëse ti nuk merr pjesë në zgjedhje je shumica, po abstenove je me pakicën. Atëhere pakica hyri në zgjedhje dhe nxori përfaqësuesit e vetë. Ata gabuan rëndë.

Menjëherë pas kësaj politika amerikane i fitoi zgjedhjet. Pse? S’kishte si. Përndryshe dilte jashtë doktrinës së demokracisë. Edhe njëherë. Nesh ne të tre këtu jemi dy me një, dhe njëri vendos të abstenoj këtu, fitoi unë. Pra s’ka ndodhur asnjë defekt ligjor.

Këtë tha edhe politika amerikane menjëherë pas zgjedhjeve. Vijmë tani tek pozicioni administrativ. Ata bënë gabim. Ishte një gabim foshnjarak i Vuçiçit, ai është njeri pavlerë. Është i Millosheviçit, e dinë të gjithë se nga vjen. Pse e bëri ai këtë? S’pyesin ata për ato 3-4 komunat e vogla. Ata duan këtë që është masë kompakte në Veri, sepse po t’i hyjmë ekonomisë, ajo Trepçja që shikoni atje është 60% e GDP-së. Pra nuk është lojë që dua kaq pëllëmbë tokë.

Ata nuk rezistojnë vetëm sepse politika amerikane nuk i ka lënë akoma. Nuk mund t’i lërë sepse pa shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, politika amerikane humbet luftën me Rusinë. Këtë ua garantoj unë”- tha Ngjela.

qellimi spartak ngjela Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.