Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Speciale

Speciale/ “Aventurat” e Izet Shulkut … (Foto)

13:45 / November 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Izet Shulku është një dibran i veçantë. Merret me gatime, me alipinizëm, turizëm, arkitekturë, vizita jashtë vendit, etj. “Aventurat” janë pjesë e jetës së këtij malësori të rrallë, energjik, bujar, i zgjuar, patriot. Ai zhytet i zhveshur në dëborë, lahet në ujë me akull, ngjitet në malet e larta të krahinës, në një farë mënyre bën gjithçka. Në një restorant të ngritur në vendlindje pret mysafirë të ndryshëm, shqiptarë e të huaj. I pret turistët me kulture dhe buzagaz. Gatuan si rrallëkush, sidomos prodhimet bio të zonës së begatë të Dibrës.

-Çfarë ju pelqen të bëni në jetën e përditshme?- e pyetëm Shulkun. Dhe përgjigja ishte se atij i pëlqejnë shëtitjet e shumta në natyrë, sidomos në alpet e Dibrës. Palestra, vrapimi në mëngjes dhe bisedat me mysafirë janë “ushqimi” i përditshëm i dibranit plot pasione e dëshira. Ai shpenzon shumë kohë si një familjar i devotshëm. Miqtë dhe bashkëqytetarët janë të shumtë dhe Izet Shulku i respekton pa fund.

“Ngjitjet në malin e Korabit, zhytjet në dëborë dhe akull, larja në ujin e ftohtë, në temperature mjaft të ulëta janë disa nga “aventurat” e mija. Trupi im është tashmë i përgatitur dhe i përballon këto veprime që jo kushdo mund t’i realizojë”, thotë Shulku për Tirana News.

Shulku nuk ka vizituar vetëm perlat e Shqipërisë, nga Veriu në Jug, por ai ka udhëtuar dhe është mahnitur me bukuritë e Kinës, Dubait, Egjiptit, Gjermanisë, Francës, Zvicrës, Turqisë, Greqisë, Italisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, etj. Ruan mbresa të veçanta për mikpritjen, infrastrukturën, arkitekturën, sigurinë që këto shtete u japin qytetarëve dhe turistëve.

“Pranvera nuk vjen vetëm me një lule”, thonë një shprehje e urtë e Dibrës. Unë u sugjeroj bashkëqytetarëve të mos largohen nga këto vise të bukura, të bekuara. Edhe ato që kanë emigruar duhet të kthehen të vendin e tyre. Dibra dhe e gjithë Shqipëria është e bukur. Janë të gjitha mundësitë për të zhvilluar turizmin. Sëbashku mund të bëjmë gjëra të mira”, shprehet Izet Shulku.

01
71701577 1126837727705929 3840493695191220224 n
336557774 597106575645522 7074418836010556 n
402650937 2273554109700946 8945759550402350432 n
000

aventurat izet shulku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

60 vite nga tragjedia e Batrës, 11 heronj pa një memorial

20:00 / February 25, 2025

Lojërat Olimpike “Paris 2024″/ Franko Burraj garon sot në 100 metra

10:10 / August 3, 2024

Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet në Gjermani, ky do të jetë autobusi që do i shoqërojë

18:52 / June 8, 2024

Nisin aplikimet për kredinë studentore

10:21 / March 2, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.