Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Speciale/ Mati kantier ndërtimi, së shpejti nis puna në 15 objekte

13:21 / February 8, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Brenda pak ditëve pritet të fillojë puna në 15 objekte të reja në Bashkinë e Matit. Kjo nuk lidhet me fushatën e zgjedhjeve lokale, pasi prej afro katër vitesh kjo bashki është kthyer në kantier ndërtimi.

Kryebashkiaku Agron Malaj dhe stafi i tij kanë patur si kryefjalë hartimin e projekteve dhe lobimin për gjetjen e fondeve dhe zbatimin e tyre. Ndryshimet janë të dukshme. Pas investimeve të mëdha në rrjetin elektrik, në të gjithë territorin e bashkisë, po punohet me intensitet për ujin e pijshëm. Ujësjellësi i 17 fshatrave të Derjanit, Macukullit, Rukajve dhe rrjeti i brendshëm i ujësjellësit të Burrelit janë dy nga investimet më të rëndësishme për qytetarët e Matit. Për banorët e zonave rurale është hera e parë që kryhet një investim i tillë, kurse në qytetin e Burrelit synohet të ketë ujë pa ndërprerje.

g

Në takimet që kryetari i Bashkisë Agron Malaj ka patur ditët e fundit me banorët e kësaj njësie është shprehur se së shpejti nis puna në 15 objekte të tjera.

“Kërkoj mbështetjen tuaj sepse kemi akoma për të bërë, është shprehur Malaj. Kemi patur mbështetjen e Qeverisë Rama në realizimin e investimeve. Ne do të nisim punën brenda pak ditëve në Sheshin “Ahmet Zogu” për ta kthyer atë në një mjedis të bukur pushimi dhe argëtimit për të gjitha moshat. Unazën e vogël të qytetit do të disiplinojë lëvizjen e mjeteve brenda qytetit. Në tri qendrat administrative Derjan, Rukaj, Baz do të zbatohen projekte të Rilindjes Urbane, duke u dhënë gjallëri atyre zonave. Do të asfaltohen rruga e Bushkashit, e Batrës së Vogël, e Lagjes së Re-Burrel, ajo prapa Muzeut Historik Mat dhe po punohet fort për të nisur punimet në segmentin Burgajet-Derjan-Urxallë-Dukagjin-Macukull, një sfidë kjo e kahershme. Do të afsaltohet segmenti rrugor Lis-Depo e Ujit. Për t’u krijuar kushte më të mira tregëtarëve do të nisin punimet në Tregun Industrial të qytetit. Rikonstruksioni i Pallatit të Kulturës do të jetë një investim me rëndësi për kulturën, artin, sidomos për të rinjtë. 58 familje që banojnë n ëish hotelin e Uzinës së Ferrokromit do të kenë banesa komode pas investimit që do të kryhet këtu. Për të siguruar ujë të vazhdueshëm dhe cilësi të lartë për banorët e Burrelit do të ndërtohet linja e re e ujësjellësit Vinjoll-Burrel. Do të investohet për dispinimin e ujërave të zeza në qytetin e Burrelit. Vijon investimi në varrezat e Dëshmorëve të Matit si dhe në 60 puse uji. Së shpejti nis projekti “pilot” për rritjen e efiçncës së energjisë për tre pallatet e para, për të vijuar më pastaj në 90 pallate të tjera ”, sqaroi kryetari i Bashkisë Agron Malaj.

c 1

Të tjera investime pritet të zbatohen në Bashkinë e Matit.

Investimet e radhës në Mat:

  1. Sheshi “Ahmet Zogu”
  2. Unaza e vogël e qytetit
  3. Rilindja Urbane në Derjan
  4. Rilindja Urbane në Rukaj
  5. Rilindja Urbane në Baz
  6. Asfaltimi i rrugës së Bushkashit
  7. Asfaltimi i rrugës Batër e Vogël
  8. Asfaltimi i rrugës pas Muzeut Burrel
  9. Asfaltimi i rrugës së Lagjes së Re, Burrel
  10. Asfaltimi i rrugës Lis-Depo e Ujit
  11. Rehabilitimi i Tregut Industrial
  12. Rikonstruksioni i Pallatit të UFK-së
  13. Rikonstruksioni i Pallatit të Kulturës
  14. Linja e re e Ujësjellësit Vinjoll-Burrel
  15. Rikonstruksioni i varrezave të Dëshmorëve
b
gj
e

15 objekte kantier mat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.