Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Speciale/ Me aparaturat e ardhura nga Ukraina ka shfaqur mbi 15 mijë filma në rrethin e Matit

20:17 / March 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ac64a9a5 e32b 4c60 a32e fcaf53d89d05 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Këto aparatura kanë ardhur nga Ukraina në vitin 1969. Mua m’i ka dhuruar Fronti Demokratik 33 vite më parë. Kam shfaqur mbi 15 mijë filma në rrethin e Matit, kryesisht në zonën e Derjanit, Macukullit, Rukajve, Lisit dhe në qytetin e Burrelit”, thotë për Tirananews.al kino-operatori Ramazan Toçi.

Është lindur në fshatin Urxallë dhe aktualisht ka pasion bletarinë. Në banesë ruan si gjë me shumë vlerë aparaturat me të cilat ka punuar duke shfaqur filmat e kohës për nxënësit e shkollave, kooperativistët, aksionistët, të moshuarit, etj.

Teksa i monton gjithë dëshirë pajisjet e kohës thotë se janë në gjendje mjaft të mirë dhe se i pastron, i vajis, i vë shpesh në punë. Toçi kujton me nostalgji vitet e punës dhe teston aparaturat duke shfaqur ndonjë film që ka gjendje.

“Kam punuar gjatë dhe mbaj mend shumë histori. Punoja gjithë dëshirë për të shfaqur filmat e aktorëve të mëdhenj Sandër Prosi, Kadri Roshi, Tinka Kurti, Ndrek Luca, e shumë e shumë aktorëve të shquar. Me disa prej tyre, shprehet Toçi, kam pasur rastin të punoj, të bisedoj, të rri gjatë më to. Në disa filma kam punuar me organizatorët, diku për ndriçimin, në ndonjë tjetër me operatorët, e punë të tjera që më kanë caktuar”.

Ai shprehet puna ishte e bukur dhe e ka bërë me shumë dëshirë, por në zonat malore i është dashur t’i transportojë pajisjet me kafshë ngarkese dhe të udhëtojë edhe natën.

Kujton episode të ndryshme të punës dhe thotë se aparaturat përdoreshin edhe si foni në aksione.

“Kur hapej rruga Dukagjin-Gjoçaj më caktuan të shfaq filma dhe muzikë për aksionistët. I montova aparaturat në një kodër të fshatit dhe gjithë ditën kishte muzikë. Në darkë, kur aksionistët rrinin në shtëpitë e banorëve të Dukagjinit unë shfaqja filma”, kujton 73 vjeçari i palodhur, korrekt e punëtor.

Duke mbyllur rrëfimin e tij Toçi shprehet se është i keqardhur shkatërrimin e Kinostudios dhe filmit shqiptar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shënohen 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, figura shqiptare që frymëzoi botën

09:11 / September 5, 2026

Zjarri në Himarë, Ministria e Mbrojtjes: 171 efektivë dhe 10 mjete në terren gjatë natës

09:05 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

08:52 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.