Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Speciale

Speciale:  Xhevat Limani, “Skënderbeu i kohëve moderne”

19:57 / September 17, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktorin e njohur Xhevat Limani e takuam teksa interpretonte me mjeshtëri dhe plot krenari Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriotin, Skënderbeun. I ftuar nga kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla, në ditën e vlerësimit të altetes së shquar Luiza Gega, Limani ngjalli plot emocion tek të pranishmit në Pallatin e Kulturës “Minatori” në qytetin e Bulqizës.

I kontaktuar nga tirananews.al ai tregoi udhëtimin e tij brilant në skenat e vendit fqinj si dhe në skenat e vendeve të ndryshme të botës. Aktori shqiptar shquhet për interpretimin “original” të Gjergj Kastriotit, madje dhe pamja e tij është e veçantë. Gazetari Dëfrim Met’hasani do ta konsideronte Limanin si “Skënderbeu i kohëve moderne”. Në përgjigje të pyetjeve tona aktori Xhevat Limani u shpreh:

307141567 2610609912407907 7439976027443524408 n

1. Kur nisi karriera Juaj artistike?

Karriera ime nis në vitet ‘60-të. Në vitin 1972 u regjistrova në degën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës. Si gjimnazist luajta tek “Akraballëqet” e Kristin Floqit dhe isha pjesëmarrës në disa recitale e radio-drama ku binte në sy zëri im kumbues. Pas diplomimit në Aktrim  punova një vit, 1974-75, si profesor i gjuhës shqipe në gjimnazin e Strugës me ç’rast bëra shfaqje me gjimnazistë “Duke pritur Godonë” të Semjuel Beketit dhe u paraqitëm në Festivalin e Teatrove Alternativë në Velesh të Maqedonisë ku fituam 6 shpërblime nga shtatë që ndante Festivali. Ky triumf absolut motivoi Teatrin Shqiptar në Shkup (asokohe Teatri i pakicave) të më ftojë si aktor i rregull. Unë isha aktori i parë shqiptar i diplomuar ndër shqiptarët e Maqedonisë. Në 28 vite kam luajtur role dhe kam realizuar regjizura të shumë veprave origjinale që lanë gjurmë në Teatrin Shqiptar.

2. Cilat janë ndjesitë dhe emocionet e roleve të para?  

Rolet e para natyrisht që kërkojnë përgjegjësi krijuese. Është shumë e rëndësishme si starton një profesionist para publikut dhe kritikës teatrore. Që në rolet e para u duartrokita gjatë dhe u vlerësova me komplimentime si “shpëtimtar” i artit shqiptar.

3. Cili është roli Juaj i preferuar?

Rolet e mija të dashur janë realizime që më bëjnë të ndjehem krenar. Mund t’i veçoj: Lulashi të drama “Gof” i Anton Pashkut, Hamidi i verdhë tek drama “Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi” të Teki Dervishit, Klaudi tek “Hamleti” i Shekspirit, Milo’s tek “Varrezë automobilash” të Fernando Arrabalit, Genti tek drama “Mbreti Gent” të Sherif Delvinës, “Laokonti” tek dramatizimi i Ismail Kadaresë, Kreoni tek “Antigone e Sofokliut” dhe “Gjergj Kastrioti, Skënderbeu”.

307059571 446481210912214 4884833728523836385 n

4. Si jeni ndjerë kur keni luajtur rolin e Skënderbeut?

Rolet i kam realizuar me tërë qenien time dhe ndjehem krenar mes profesionistësh dhe i madh mes të mëdhenjësh. Rolin e Skënderbeut e kam luajtur dhe e luaj me shumë zemër. Në Manastir dhe në Athinë janë përpjekur t’më pengojnë të luaj Heroin Kombëtar. Unë, me vendosmërinë time, i kam realizuar projektet e mija.

5. Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Planet i mija për të ardhmen janë projekte konkrete. Me shëndet ndjehem mirë dhe shpresoj për realizime edhe më të mëdha. Unë trokas bindshëm dhe Shqipërisht me artin tim.

Skenderbeut speciale xhevat limani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-Izrael, anatomia e një marrëdhënie që nisi me Ramiz Alinë dhe u bë speciale me Edi Ramën

21:19 / January 26, 2026

Qeveria i jep pensione speciale artistëve të njohur, nga Agim Bajko tek Kosta Kamberi. Vendimet e tjera…

21:58 / December 30, 2025

Forcat speciale nga Kosova, Shqipëria, SHBA e Kroacia stërvitje të përbashkët

21:16 / October 16, 2025

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

13:00 / September 14, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.